Ish drejtuesi i policisë, Mit’hat Havari: Azemi nuk u vra për arsye politike, por për çështjet e tij personale

Ish-drejtuesi i policisë, Mit’hat Havari në një intervistë në edicionin informativ në Report TV me gazetarin Besard Jacaj, dek deklaroi se Azem Hajdari nuk u vra për arsye politike por për çështjet e tij personale.

“Për mua Azemi nuk është vrarë për arsye politike, por për arsyet e tij. Belanë e ka në derë,  vetë i kërkoi këto probleme. Jam i bindur për një gjë, Sali Berisha nuk është aq idiot,  aq naiv të jepte urdhra për të vrarë Azemin, ai ka pasur arsyet e veta. Sali Berisha shpërbleu Sali Shehun, i cili përveç se goditi kryeministrinë, u bë deputet në 2005. Shkëlqim Haklaj e ka nisur se goditi Presidencën me armë. Në botë të qytetëruar  nuk del nga burgu, por atë mbolli doktori gjithë kohën dhe do të korri“, tha Havari.

Në lidhje me videon misterioze të dëshmisë së truprojës së Azem Hajdarit,  Zenel Nezaj, të regjstruar nga Sali Berisha Havari tha se ky i fundit e ka dorëzuar më vonë dhe nëse Neza do të qëndronte në Shqipëri do ta vrisnin.

“Ai e ka regjistruar publikisht e më vonë e ka dorëzuar, nëse Neza do të qëndronte në Shqipëri do ta vrisnin”, tha Havari.

Ish-polici, në atë vit të zhurmshëm, ku ndodhi edhe vrasja e shtetit, ishte në detyrë dhe ka treguar për Report Tv disa detaje të rëndësishme në lidhje me Azem Hajdarin.

“Sali Berisha tha që e dua gjallë a vdekur në Tiranë. Në qershor të ’98 Azemi shkon në Tropojë, atje i bëjnë atentat e plagoset rëndë Gazmendi. Më 2 shtator Azemi ka pasur shumë probleme. Kam bërë një faj të madh që kam mbështetur Genc Pollon si deputet.

Për çështjen e Shkodrës unë isha në punën time dhe Azemi më ra në qafë. Haklajt nuk kishin hequr dorë nga Azemi dhe në datë 2 shtator ai shkon i kërkon nëse kishte dorë në vrasjen e vëllai të tij. Në datën 12 shtator unë kam qenë në murin e kalasë dhe rreth orës 21:00 pashë shumë njerëz dhe mësova që kishin vrarë Azem Hajdarin. Pati kronologji e shkoi deri tek vdekja. Unë në atë kohë kryeja një detyrë dytësore dhe ishim të terrorizuar, do plasë sot do plasë nesër, qeveria ishte shumë  e dobët. 

Erdhën bandat nga PD, të jesh në PD do të thotë paqe dhe jo dhunë.  Ata thyen xhama dritaresh, megjithëse Fatos Nano,  kryeministër i kohës bëri thirrje për paqe. Pas varrimit të Azemit, zyrtarët u terrorizuan, pastaj u kthyen duke goditur të gjitha institucionet, shteti ishte i dorëzuar totalisht. Fill pas kësaj u turrën banditët që qanin për Azem Hajdarin me lot krokodili. Vetëm dy ministri s’goditën, të Mbrojtjes dhe të Brendshmen,  të gjitha u goditën. Azemi shkoi në varreza me 100 persona. Fatmira, bashkëshortja e tij donte të varrosej me çadra të zeza sepse vetë Azemi s’ka qenë paqësor, i kishte shpëtuar Berisha nga dora e nuk kishte çfarë të bënte më”, tha Havari.

Ai tha se kur u vra Hajdari, Berisha deklaroi me zë e figurë se “e vrau Fatos Nano”, por sipas tij Nano nuk vret dot një zog pul dhe jo më një njeri sepse nuk ia lejon karakteri.

“Kur u vra Hajdari, Berisha deklaroi me zë e figurë ‘e vrau Fatos Nano’, ai është një njeri i djallëzuar, Fatos Nano nuk mund të vriste një zog pule,  jo më një njeri, nga karakteri i tij. Është e organizuar, pas asaj që ndodhi unë shkova vetë nga mesdita, ata trembeshin nga Sami Lusha, Izeti ishte atje, Sali Shehu që degjeneronte nëpër zyra Azemin. Ata u arrestuan dhe Berisha i bëri deputet në 2005-ën. Unë kam shkuar me makinë të blinduar në të. Dështoi grushti i shtetit, pushtetin e kishin socialistët dhe deri në 2015-ën i kishin të gjitha mundësitë që të hetonin e të zbardhin vrasjen e Hajdarit”, tha Havari.

Back to top button