“Jam e re, dua të shkollohem”/ Vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare (VIDEO)

Policia ndaloi sot 6 refugjatë afganë në zonën e quajtur “Enkelana” në Pogradec. Dy familje me 3 fëmijë kishin udhëtuar në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec. Ata janë shprehur se kishin ecur prej 7-8 ditësh për të mbërritur deri në Pogradec.

Mes lotësh, një vajzë e re ka rrëfyer se e vetmja gjë që kërkon është një vend i mirë ku të shkollohet.

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (Qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha mes lotësh vajza.

Back to top button