“Në Tiranë e Prishtinë po mbajnë zi për Milon”, kreu i Kishës serbe në Kosovë përgëzon shqiptarin Abazoviç

Krerët e Kishës Ortodokse serbe nuk reshtin në asnjë moment të komentojnë zhvillimet politike në rajon dhe ende janë me entuziazëm të shtuar në lidhje me fitoren e forcave proserbe në Mal të Zi.

Kreu i Kishës Serbe të Deçanit në Kosovë, Sava Janjiç, ka shpërndarë në faqen e tij fjalimin e politikanit shqiptar nga Mali i Zi, i cili ka lidhur një aleancë me partitë proserbe, Dritan Abazoviç.

Janjiç ka vënë disa duartriokitje, duke shpërndarë videon, ku Abazoviç deklaroi në Parlamentin e Malit të Zi se nuk kishte asnjë kompleks që negociatat për qeverinë e re i kishte bërë në Manastirin e Ostrogut, nën kryesinë e Mitropolitit Amfilohije. “Nuk do të shkoj kurrë në Splendit apo Hilton, më mirë në Manastir në kishë, xhami a ku të jetë”, tha Dritan Abazoviç dje në Kuvend.

Ndërkaq, përveç kësaj shpërndarje, kryeprofti serb i Kosovës, ka dhënë edhe një tjetër qëndrim politik për situatën.

"Në Tiranë e Prishtinë po mbajnë zi për

“Ndoshta dikush pret urime nga Sarajeva, Zagrebi, Tirana dhe Prishtina. Unë mendoj se ata ende po mbajnë zi për Gjukanoviç me admirues të tjerë të ‘karakterit dhe veprës’ së tij 30-vjeçare”, shkruan Janjiç, i cili ka shpërndarë edhe një postim të pretendentit për fronin e Mbretit në Serbi, Princit Filip Karagjorgjeviç, i cili përshëndet mazhorancën e re filoserbe në Podgoricë.

“Unë i përgëzoj deputetët e Parlamentit të Malit të Zi për zgjedhjen e Kryeministrit të caktuar për përbërjen e Qeverisë Malazeze si dhe Presidentin e Parlamentit. Zdravko Krivokapiç dhe i uroj Beçiçit shumë sukses, mençuri dhe forcë në sfidat që priten përpara.Sfidë për të drejtuar vendin –motër, Malin e Zi në rrugën e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”, shkruan nipi i mbretit të fundit të Jugosllavisë, pjesë e dinastisë Karagjorgjeviç”, tha kleriku.

Gazeta Shqip

Back to top button