Nga deti Jon, te bujtinat e Thethit/ Dy ambasadoret që promovojnë Shqipërinë

Njëra nga Shtetet e Bashkuara, e tjetra nga Suedia, por që Shqipëria i ka bërë bashkë në misionet e tyre diplomatike.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ajo e Suedisë Elsa Håstad, nuk lënë fundjavë pa udhëtuar, treguar e promovuar Shqipërinë.

Dy ambasadoret që promovojnë Shqipërinë!

Nga detet e mrekullueshme, tek liqenet, alpet, bujtinat e vendet e bukura të Shqipërisë, të dy ambasadoret duket se janë të apasionuara pas vendit tonë.

Së fundmi Kim dhe Håstad kanë qenë së bashku në Theth, e zonat përreth, ku kanë ndarë me ndjekësit e tyre udhëtimin e mrekullueshëm, që duket se e kanë shijuar shumë.

Back to top button