Nisi si një shaka e Grenell, por liqeni i Ujmanit mund të quhet ‘Liqeni Trump’

Gjithçka nisi si një ide e ambasadorit Grenell që liqeni i Ujmanit të merrte emrin “Liqeni Trump”, pas mospajtimeve të Kosovës dhe Serbisë për emrin e këtij liqeni.

Në Kosovë quhet liqeni i Ujmanit, ndërsa në Serbi quhet Gazivoda, por tashmë duket se shakaja e Grenellit do të kthehet në një të vërtetë.

Ambasadori Grenell idenë për ndryshimin e emrit ia ka komunikuar kryeministrit kosovar Hoti dhe presidentit serb Vuçiç.

Liqeni i Ujmanit në pjesën më të madhe të tij ndodhet në territorin e Kosovës, por rreth 20 për qind ndodhet edhe brenda territorit të Republikës së Serbisë.

Ai është ndërtuar para disa dekadave nga kompania Iber Lepenci, kur Kosova kishte qënë pjesë e Jugosllavisë.

Pas përfundimit të luftës për dhe rreth këtij liqeni ka pasur shumë tensione. Kosova e konsideron pronë të vetën, kurse Serbia insiston që nuk duhet të eliminohet rreth këtij projekti, pasi një pjesë e tij ndodhen në Serbi.

Back to top button