Priten reshje dhe përmbytje/ Shkodra në alarm për 5 ditë: Nëse makina juaj bllokohet nga uji…

Shkodra është në alarm, pas parashikimeve për reshje intensive shiu, që mund të shoqërohen me përmbytje.

Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim, prefektura e Shkodrës njofton se priten reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona.

Ju bëjmë thirrje të merrni masat paraprake dhe të jeni të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme:

NËSE JETONI NË NJË ZONË TË RREZIKUAR OSE QË KA SHUMË MUNDËSI PËR TU PËRMBYTUR INFORMOHUNI DUKE TELEFONUAR NË NUMRAT E EMERGJENCËS 128 , 119, 112.

SHMANGNI LËVIZJET DHE QARKULLIMIN ME MAKINË NË RRUGË TË PREKURA NGA PËRMBYTJET SEPSE UJI MUND T’JU BLLOKOJË MAKINËN.

NËSE MAKINA JU BLLOKOHET NGA UJI, DILNI NGA MAKINA DHE LARGOHUNI MENJËHERË NË NJË VEND MË TË LARTË.

VETËM NË RAST PËRMBYTJEJE SIGUROHUNI MIRË PARA SE TË PINI UJË NGA ÇEZMA PASI MUND TË JETË BURIM INFEKSIONI.

KËRKO NDIHMË:

SHËRBIMI I URGJENCËS 126
SHËRBIMI I POLICISË SË SHTETIT 129
SHËRBIMI I ZJARRFIKËSVE 128
SHËRBIMI I POLICISË RRUGORE 127

Back to top button