Rudina Hajdari rrëfen momentet e fundit me të atin: Ishim bashkë një orë para ngjarjes, te selia e PD. Më mori hopa po një makinë i preu rrugën…

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion momentet e fundit që ka kaluar me të atin, Azem Hajdari, një orë para se ai të ekzekutohej para selisë së PD.

“Kemi qenë në selinë e PD bashkë me familjen. Me mamanë dhe vëllain. Ndoshta një orë para se të ndodhte ngjarja. Kemi qenë një lokal përballë PD ku kemi bërë një takim së bashku, në një kafe. Babi atë ditë ishte goxha euforik, shumë i lumtur. Kishte dalë nga një miting në Fier dhe ishte duke treguar të gjithë ngjarjen midis nesh. Unë isha shumë e vogfël po e mbaj mend entuziazmin e tij. E mbaj mend që e ndante me mamanë. Ishte gjithë kohës duke na përqafuar dhe ishte duke treguar atë si ngjarje. Kujtoj që mamaja ime në atë kohë ishte 7 muajshe shtatzënë. Ishte një moment familjar, i ngrohtë dhe i bukur”, u shpreh ajo.

Më tej, Hajdari tregoi dhe momentin kur i ati e mori në krah dhe të dy bashkë u drejtuan për në seli, aty ku siç tregon ajo, një makinë iu preu rrugën.

“Në momentin që ne u ndamë, diku rreth orës 8.30 ai donte të shkonte në zyrë të ndiqte lajmet. Unë iu bashkova dhe më mori hopa. Shkuam drejt zyrës së tij dhe patem një si përplasje me Policinë. Një makinë që kaloi atye e ndaloi gjatë rrugës dhe ai ishte pak i nervozuar dhe i tha kalo se ishim bashkë.

Në momentin që u ndamë po e prisnim në shtëpi se premtoi që do vinte dhe do hante darkë me ne. Ne po e prisnim. Në momentin që ndodhi… Ishte një moment i vështirë dhe në gjithë Tiranën u ndje”, përmbylli deputetja.

Back to top button