Si duket Mihal Kokëdhima pas daljes nga burgu (FOTO)

Mihal Kokëdhima është shfaqur për herë të parë pas daljes nga burgu. I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, Kokëdhima ka rrëfyer të gjithë ngjarjen sipas versionit të tij.

Ajo që vihet re është se Kokëdhima duket i penduar për gjithçka ka ndodhur, por thekson se ai është viktima dhe se ka rrezikuar jetën e tij.

Historia e Mihal Kokëdhimës një vit më parë trazoi turizmin dhe politikën në Shqipëri. Pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, pati një incident me një grup turistësh spanjollë.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë sherri kishte nisur për një faturë që nuk ishte paguar nga turistët dhe pronari i restorantit, Kokëdhimai kishte kërcënuar.

Kokëdhima në atë kohë u arrestua dhe dënua dhe një ditë pas incidentit, teksa turistët morën lule nga ministri Blendi Klosi, fadromat e IKMT i shembën hotelin dhe restorantin.

Si duket Mihal Kokëdhima pas daljes nga burgu (FOTO)

Si duket Mihal Kokëdhima pas daljes nga burgu (FOTO)

Si duket Mihal Kokëdhima pas daljes nga burgu (FOTO)

Back to top button