Tensionohet situata në Mal të Zi; Mesazh kërcënues në xhami: Do t’ua bëjmë si Srebrenica

Pas 48 orësh festimeve të shfrenuara nacionaliste të partisë proserbe në Mal të Zi, si pasojë e rezultatit pozitiv në zgjedhje, gjendja në vend është rënduar edhe së tepërmi.

Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në qytetin e vogël verilindor të Malit të Zi, të Pljevlja-s, një qytet me shumicë serbe dhe një pakicë myslimanësh, ku janë shkatërruar xhamat e dritareve me gurë dhe një mesazh është lënë tek dritarja ku shkruhet: “Zogu i Zi është rikthyer, Plevija si Srebrenica”.

Menjëherë vendi është vendosur në alarm dhe forcat e policisë kanë mbërritur në zonë. Ndërkaq, në orët e vona të ditës së djeshme, është mbledhur kryesia e DPS-së nën kryesimin e Milo Gjukanoviçit, ku ky i fundit ka deklaruar se po negocojmë për të formuar një partneritet qeveritar pas zgjedhor.

Kjo ka sjellë tension edhe më të madh në vend. Mediat anti-Gjukanoviç po akuzojnë këtë të fundot se kërkon të mbajë pushtetin me forcë.

Sputniku i Kremlinit, ka hapur një rubrikë: minutë pas minute, ku bën të ditur se “Gjukanoviç pokërkon të mbajë pushtetin me forcë”. Ndërkaq kryesia e DPS-së ka vendosur që të premten të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar, dhe të dielën në Podgoricë do të zhvillohet një “miting i madh patriotik” për të “mbrojtur Malin e Zi”.

E gjitha kjo situatë ka alarmuar forcat opozitare, të cilat janë tensionuar së tepërmi, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i cili ende nuk ka shpallur rezultatet zyrtare është blinduar me polici.

Dritan Abazoviç ka akuzuar partinë në pushtet se po tenton të manipulojë votat. Ndërkaq, në një deklaratë zyrtare, Bashkimi Evropian bëri të ditur se “pret qetësi dhe përmbajtje, dialog politik gjithëpërfshirës, ??si dhe respekt për vlerat e BE-së, që përfshijnë respektimin e pakicave”.

Ndërkaq, njeriu i momentit në Mal të Zi, Mitropoliti Amfilohije akuzoi policinë për manipulim të ngjarjes në Plievlja. “Mos të harrojmë se në periudhën e mëparshme, policia gjeti dhe ndaloi persona të cilët shkruanin anonimë në rrjetet sociale ose pikturonin flamurin serb brenda pak orësh, prokuroria i ndëshkoi ata, dhe tani ne po përballemi me faktin se incidentet e dhunshme nuk zgjidhen me pothuajse të njëjtën efikasitet” , tha Amfilohije.

Pljevlja është bashkia e tretë nga madhësia në Mal të Zi pas Podgoricës dhe Budva-s. Mbi 57% e banorëve janë serbë. Qyteti ndodhet në kufi me Bosnjën dhe është në veri të Malit të Zi. Myslimanët apo boshnjakët përbëjnë popullsinë e tretë.

Në këtë vend, ndodhen dy simbole të rëndësishme të kultit siç është Kisha e Trinisë së Shenjtë që e administron Metropolia e Kishës Serbe dhe Xhamia e Hysen Pashës, e ndërtuar në kohën e pushtimit Osman.

Gjukanoviç nga ana tjetër përdori një deklaratë me dy presa ndaj ndërkombëtarëve ku i akuzoi se nuk kanë ndërhyrë për rolin direkt të Beogradit në zgjedhjet e Malit të Zi dhe nga ana tjetër i bëri thirrje të heshtë

“Partia Demokratike e Socialistëve është e gatshme për bisedime paszgjedhore me partnerë të mundshëm mbi formimin e një qeverie të re dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të heshtë, siç ka bërë deri më tani kur bëhet fjalë për ndërhyrje me shtetin fqinj dhe Kishës në Malin e Zi.

Procesi i konstituimit të një force të re parlamentare dhe ekzekutive, , do të vazhdojë me bisedime midis partive dhe koalicioneve, të cilat duhet të rezultojnë në një marrëveshje sipas qëllimeve, programeve, me të cilët janë më të ngjashëm.

Duke pasur parasysh rrezikun që shfaqet mbi Malin e Zi, DPS do të nënshtrojë interesin e saj partiak nën interesin e përgjithshëm të të gjitha forcave patriotike për të ruajtur pavarësinë e Malit të Zi, identitetin tonë, rrugën tonë Euro-Atlantike, vlerat e antifashizmit dhe bashkëjetesën tonë ndëretnike”, tha Gjukanoviç

Back to top button