Trump: Hoti dhe Vuçiç të guximshëm, e bënë botën më të sigurt

Marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë cilësohet nga presidenti Donald Trump si një vendim të jashtëzakonshëm dhe të guximshëm të dy kryeministrave Hoti dhe Vuçiç.

Për paktin e 4 shtatorit në Uashington Departamenti Amerikan të Shtetit së fundmi ka publikuar një deklaratë të Trump, ku shprehet se Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre – nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik.

“Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga Presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Washington për ta finalizuar këtë angazhim”, citohet Trump. “Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Është vërtetë ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”.

Back to top button