VIDEO: “Shkova në shtëpi në darkë dhe i thashë Zonjës së Parë: ‘E dashur, kam lajme të mëdha sonte për Kosovën. Le të ndezim televizionin’. Kur ç’të shoh?”

Ishin të shumta analizat që përpara dhe pas 4 shtatorit i mëshuan idesë se (e ashtuquajtura) marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë i interesonte më së shumti presidentit amerikan Donald Trump.

Ekspertë dhe analistë thanë se Trump do ta përdorte atë copë letër si një trofe të arritjeve të tij në politikën e Jashtme.

Dhe Trump ashtu po bën.

Qëndrimin e tij Trump e shpalosi në një takim elektoral që zhvilloi të shtunën në qytezën e Fayetteville në Karolinën e Veriut, ku ai barazoi gjenocidin serb me Kosovën duke thënë që “ata vrasin prej kohësh njëri tjetrin”.

(Shiko videon poshte në minutën 42.00.)

Ai ndër të tjera sulmoi mediat se nuk i mbulonin siç duhet arritjet e tij. Ja çfarë tha ai para tyre:

“Ju nuk kuptoni, sepse nuk dini çfarë ndodh. Unë di saktësisht historinë e vërtetë. Dhe pastaj e shkrjnë duke e përkulur plotësisht të vërtetën, për ta bërë një gjë të mirë si një gjë të keqe. Si? A mund ta besoni, brenda një jave më nominuan, jo për një, por për dy çmime Nobel. Dhe (mediat) nuk e transmetuan këtë histori. Obama e mori javën e tij të parë. Një grup shumë liberal dhe askush nuk e dinte për çfarë dreqin e fitoi. Edhe ai nuk e dinte. Pse e more? Nuk e di”, tha Trump.

Më pas Trump e bën gjithçka edhe më teatrale.

“Shkova në shtëpi dhe i thashë Zonjës së Parë, ‘E dashur, kam lajme të mëdha sonte. Le të ndezim televizionin. Jam nominuar për çmimin Nobel për Paqe. Kjo është një gjë e madhe Zonja e Parë’.

Shkova në shtëpi dy ditë më vonë dhe i thashë sërish: “Zonjë e Parë, nuk do ta besosh. Përsëri u nderova. Çmimi Nobel. Këtë herë është Kosova . Izrael, Kosovë. Unë thashë: “Zonjë e Parë, ky është një lajm i shkëlqyeshëm. Le të ndezim televizionin. Kjo do të jetë e madhe. Kjo do të jetë e madhe sonte. Sapo u nderuam, kjo është e madhe. Nobel për paqen mund ta imagjinoni? Zonjë e Parë, le të ndezim televizionin.

Dhe shoh që kemi një stuhi.

Mirë, Zonja e Parë, mos u shqetëso për këtë. Stuhia është e madhe. Ne jemi kujdesur për të. Në rregull Zonjë e Parë, mos u shqetëso për këtë. Do të jetë kronika tjetër, jam i sigurt. Është Çmimi Nobel për paqen” , tha Trump.

Por presidenti shton se asgjë nga këto nuk u pasqyru në media, por vetëm kritika ndaj tij.

Unë i thashë, “Në rregull, Zonjë e Parë, kjo nuk ishte lajm i parë në NBC, por mos u shqetëso. Kjo është një histori e madhe. Përmbytjet janë të mëdha. Pastaj ishte një lajm i dytë për diçka tjetër dhe pastaj lajmi i tyre i tretë kishte të bënte me diçka për mua. Nuk e di, diçka të keqe që kishin zbuluar.

Pastaj ishte një lajm i katërt dhe një i pestë dhe i gjashti. Unë i thashë: “Zonjë e Parë, jam pak në siklet. Mendova se do të bënim pak më mirë. Dhe pastaj ata dolën në ekran dhe thanë: “Natën e mirë”.

Dhe unë nuk dola edhe pse kam marrë nominimin për Çmimin Nobel të Paqes. Ata nuk e transmetuan atë. A e besoni se mbuluan dhe përmendën 5 çështje që nuk ishin asgjë, për 18 minuta. Dhe lajmi për Çmimin Nobel të Paqes, zero kohë për Presidentin Trump. Faleminderit shumë mediave të lajmeve të rreme”,  tha Trump.

 

Back to top button