Basha kritika SPAK: S’ngre as gishtin për korrupsionin! Prokuroria duhet të justifikojë punën e vetë

Me tone të ashpra kryedemokrati Basha ka shprehur kritika ndaj SPAK për të cilën thotë se ka dështuar totalisht për të parandaluar krimin e organizuar. Ai thotë se SPAK duhet që të nisë menjëherë hetimet për atë që Basha e konsideron krim shtetëror mbi çështjen e inceneratorëve.

Ai thotë se duhet që Prokuroria duhet që të justifikojë punën e vetë ndërkohë që për prokurorët tha se duhet të japin dorëheqje nëse nuk fillojnë hetimet për këtë çështje.

“Mafia e inceneratorëve që ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn vazhdon të marrë miliona euro. Kjo bandë, ky grup i strukturuar kriminal, ka shtrirë tentakulat në një numër të madh mediash. Refuzoni paratë e mafiave. Nuk është kurrë vonë për të refuzuar këtë mëkat, haram. Paratë e shqiptarëve në kohë pandemie janë në xhepat e tyre., Vetë Ministria e Financave në një raport të publikuar tregon qartë që vetëm një përqindje e vogël e parave që kanë marrë nga qytetarët shqiptarë është raportuar si e investuar. Në mes të pandemisë vjedhin haptazi. Dhe KLSh ka konstatuar të njëjtën gjë. Këto janë çështje për SPAK. Po i drejtohem strukturës antikorrupsion, justifikoni ekzistencën tuaj. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë dhe europian. I bëj thirrje të nisë urgjentisht hetimet për mafian e plehrave. Ky është raporti i KLSh-së për inceneratorët për mafian e plehrave” – tha Basha. Si mund të pranojmë që në këtë vend ka një reformë në drejtësi kur struktura e posaçme antikorrupsion nuk lëviz gishtin. Sot duhet të japin përgjegjësi përpara gjithë shqiptarëve dhe të tregojnë që SPAK ka aspak. Sot duhet të dalin të thonë shqiptarëve që se si po vijojnë hetimet. Vazhdon vjedhja. Nuk lëviz gishtin asnjë prokuror. Miliona euro vazhdojnë të vidhen nga Edi Rama. Nuk ka cirk që ta fshehë këtë” – tha Basha.

Back to top button