‘Do të zgjedhim kush do të trajtohet’, Pipero shpjegon deklaratën: E keni nxjerrë nga konteksti, jap garanci personale se nuk do të ndodhë…

Deklarata e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend ditën e sotme se nëse shifrat e COVID-19 përkeqësohen do të zgjidhen pacientët që do të trajnohen ka krijuar reagime të forta në opinionin publik.

Por mjeku Pëllumb Pipero në emisionin “Open” e justifikoi këtë deklaratë, duke u shprehur se fjala e ministres ka dalë nga konteksti.

Sipas tij, ajo që tha Manastirliu nuk do të ndodhë, duke thënë se ai jep garancinë e tij personale.

“Mos e shkëpusni nga tërësia e bisedës. E dëgjova me vëmendjen 2 apo 3 herë, konteksti ishte se në rast se do të kishte përkeqësim të situatës, kemi mbingarkesë, ose nuk kemi kapacitet. E thëna ishte të mos shkojmë në nivelet e ato vendeve që kanë shumë raste. Do të thotë se po i marrim masat që sot, që të mos ndodh ajo nesër. Jap garanci personale se nuk do të ndodh ajo. Mos ta shkëpusim nga konteksti. Do të thotë që po i marrim masat që sot dhe që nesër të mos ndodhi”, tha Pipero.

Back to top button