‘Droga ka mbuluar çdo cep të vendit’,Berisha: Kështu nuk ka të ardhme Europiane!

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se e ardhmja e Shqipërisë Europiane po shkon drejt limiteve dhe shumë shpejt mund të marr përjashtimin përfundimtar nga hapja e negociatave.

“Nuk dëshiroj të marr rolin e profetit, se nuk kam qënë dhe nuk jam. Por një gjë është. Çdo vit iu them shqipëtarëve se negociatat nuk hapen. Çdo vit ia kam theksuar këtë gjë. Por tani detyrohem t’iu them se Shqipëria ka shanse të mëdha për tu përjashtuar përfundimisht nga hapja e negociatave”.

Sipas tij, gjithçka lidhet me krimin e organizuar dhe drogën që ka kapluar vendin, me Berishën që thotë se në çdo cep të Shqipërisë gjenden miliona dhe miliona bimë narkotike.

“Pas sinjalit “kod” që u dha se do legalizohet kanabisi medicinal, shqipëria u mbush me kanabis. Nga Nikla gjër në Vermosh, nga Erzeni gjër në skajet më të largëta të jugut të vendit miliona miliona miliona bimë në qindra dhe miliona plantacione kanabisi ka në Shqipëri. Në Shqipëri sot, vendimmarrës kryesor është Droga dhe të gjithë këto që numëroni ju janë pasojë e saj,” tha Berisha në intervistën për ‘Aktualitet’ në Fax News.

Back to top button