Konferenca e parë ndërqeveritare, kryediplomati gjerman: Me Maqedoninë e Veriut e zhvillojmë në dhjetor, me Shqipërinë, nëse do ta lejojnë kushtet

Duket se Maqedonia e Veriut do të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në në muajin dhjetor, që do të thotë nisja zyrtare e procesit të anëtarësimit në Union.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas thotë se konferenca ndërqeveritare do të mbahen brenda presidencës gjermane, që do të thotë brenda këtij viti.

Në rastin e Shqipërisë, ai la të kuptohet se do të varet nga kushtet.

“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë”, deklaroi Maas.

Deklaratat e tij u bënë gjatë Forumit Ballkanik Kundër Anti-semitizmit,ku foli edhe për çështjen e emigracionit.

Back to top button