Kriza nga pandemia, operatorët turistikë i shkruajnë letër Ramës

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë ka sjellë pasojë të rënda në ekonominë e vendit. Operatorët turistikë i kanë drejtuar zyrtarisht qeverisë një paketë propozimesh për ndihmë në përballimin e efekteve të pandemisë së COVID 19, që ende po godet këtë sektor.

Në këtë letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ministres së Financave Anila Denaj dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Shoqata e Turoperatorëve kërkon mbështetje të veçantë për këto biznese dhe agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik qe janë edhe grupimi më i prekur dhe pothuajse pa aktivitet gjatë gjithë vitit.

Ata propozojnë që paketa e ripunësimit të shtrihet deri në datën 30 Shtator 2020 për punonjësit e larguar, pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të ndihen deri më sot.

Gjithashtu, operatorët kërkojnë mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë, pasi është hera e dytë që pikërisht ky grupim punonjësish nuk përfshihet në skemat mbështetëse të qeverisë.

Një tjetër kërkesë e operatorëve turistikë është mbështetja me skemë të veçantë për sektorin, siç është zbatuar edhe nga shumë vende fqinje.

Back to top button