Idajet Beqiri: Ndryshimi nuk do të ndodh për aq kohë sa Berisha e Meta janë në opozitë

Avokati Idajet Beqiri është shprehur se pa largimin e Sali Berishës dhe kreut të PL, Ilir Meta nga politika në vendin tonë nuk ndodh ndryshimi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në vendin tonë duhet të ketë një opozitë pa ngarkesa të së kaluarës.

“Duhet të bëhemi me një opozitë që të mos ketë asnjë lloj ngarkese me të kaluarën e saj dhe të mos ketë dhe pesha të rënda që i ka sot pasi kurrizi i saj nuk i mban dot me elektoratin e saj por edhe në raport me atë pritshmërinë e shqiptarëve.

Ndryshimi nuk do të ndodh nëse nëpër këmbët e opozitës shqiptare do të jenë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Janë dy të këqija të mëdha të vendit”- tha ai ndërsa komentoi vendimin tërheqjen e ankimit të Enkelejd Alibeajt për statutin e PD-së.

Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes sa i takon statutit të Partisë Demokratike, pas tërheqjes së ankimit nga Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

Pas pushimit të kësaj çështjeje beteja për PD-në do të vijojë vetëm mbi gjykimin e vendimit të Agron Zhukrit se kujt i takon vula e Partisë Demokratike.

Back to top button