Monika Kryemadhi: Vilën në Lalëz e di gjithë Shqipëria që e kam, aty vijnë bëjnë dhe foto

Monika Kryemadhi thotë se pasuritë e saj janë transparente, duke nisur nga vila në Lalëz.

“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalzit. E dinë gjithë shqiptaret, madje vijnë bëjnë dhe foto në oborrin e Monikës dhe ndonjë nuse me dhëndër vijnë bëjnë fotot e dasmës.

Po Veliaj i ka deklaruar pronat e veta. Se në fustanet e gruas së vet Dolce Gabbana ne del dhe thotë i ka bërë gjyshja e vet

Ajo që dua të theksoj është që lali Eri do ta deklarojë atë deklaratën e banorëve të Kombinatit? Do t’u japë kontratën njerëzve që humbasin shtëpitë nga shembja e pallateve?.

Do t’u japi një kontratë që këta njerëz do të marrin shtëpitë e tyre.

Mendoj se sot më shumë e kushdo tjetër diferenca mes LSI dhe rilindjes është e madhe”, tha Kryemadhi.

Back to top button