Naftëtarja në grevën e urisë: Mes nesh ka gra që vuajnë nga kanceri i gjirit

Një prej grave naftëtare në ditën e tretë të grevës së urisë ka deklaruar gjatë vizitës së kreut të LSI Monika Kryemadhi se mes tyre ka gra që vuajnë nga kanceri i gjirit. Ajo tha se kjo e bën akoma më të madhe sakrificën për t’u futur në grevë urie, ndërsa bëri thirrje që të bëhet një konfërencë për t’i dhënë zgjidhje problemit të tyre, duke lënë politikën mënjëanë.

“Ju falenderojmë që erdhët dhe ju përgjigjet thirrjes sonë. Ishalla i përgjigjen edhe shumë zonja të qeverisë. jemi në një muaj të dhimbshëm, në muajin Tetor të kancerit të gjirit. Dhe e them me bindje të plotë, se këtu, në rangun këtu ka gra me këto probleme.

E mendoni se çfarë sakrifice po bëjmë. E mendoni që nuk po arrijmë të shkojmë të shohim njerëzit. E mendoj dhe e them me shpirt ta lëmë politikën me një anë. Prandaj duhet të mblidheni të bëni një konferencë që t’i japim një zgjidhje. Kërkojmë zgjidhje“, shprehet ajo./mv. abcnews.al

Back to top button