Pandemia, sektori i turizmit apel qeverisë: Jemi në krizë, duam mbështetje me grante

Nga Erblina Mile

Sektori i turizmit në vend i ka nisur një letër qeverisë ku i bën apel për ndihmë.

Anëtari i bordit të Shoqatës së Tur-Operatorëve Besnik Vathi shprehet se është e domosdoshme që qeveria të krijoj një skemë të veçantë punësimi për këtë sektor e cila duhet të zgjas deri në 30 shtator.

Kjo pasi  bizneset tur-operatorë, agjencitë turistike, guidat dhe transporti turistik, janë kategoritë më të goditura nga kriza, sepse punojnë vetëm me sjelljen e turistëve të huaj në vend, gjë që mungoi pothuajse totalisht këtë vit, prandaj dhe kërkojnë vëmendjen e posaçme të qeverisë.

Këto biznese janë drejt mbylljes ose shkurtimit të vendeve të punës apo drejt një situate katrastrofale. Ka kompani të cilat i kanë mbajtur punonjësit jo se kanë punë por për të mos humbur investimin e tyre. Ka kompani që në qershor kur u njoftuar dhe rifilluan punë në qershor sërish u ndodhën në të njëjtën situatë në korrik”, është shprehur Vathi.

Po ashtu ata kërkojnë edhe krijimin e një skeme me grante për mbështetje që është ndjekur edhe nga shumë vende fqinje, për këtë kategori që rezulton të jetë më e dëmtuara .

Turizmi rezulton se  është kontribuesi më i madh i punësimit në vend, ku 93 mijë ka qenë numri i të punësuarve direkt dhe mbi 291 mijë ishin të punësuarit në total ndërsa të ardhurat totale të sektorit kapin shifrën e rreth 2 miliard euro në ekonominë shqiptare.Ky sektor ka impaktin kryesor në rënien e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti./abcnews.al

Back to top button