“PD e ka mbyllur ciklin e vetë”, Frrok Çupi: Meta çoi Kodin në Venecia të justifikohet para militantëve

Analisti i njohur Frrok Çupi i ftuar në studion e Report Tv ka komentuar situatën aktuale politike, duke thënë se PD ka nevojë shumë të madhe të përhapet, por ajo gjithmonë sipas tij ka përjashtuar personalitetet në vend që ti mbështeste.

“Nga PD kanë dalë parti të reja dhe është një proces  i natyrshëm. Kjo ngarkesë në PD shumë e rëndë, ajo ka ndjerë nevojën e një ndryshimi të madh por nuk ka lejuar të zhvillohen personalitetet dhe idetë, gjithmonë i ka eleminuar. Sot në  PD ske asnjë nga themeluesit e saj. Berisha nuk është 1 nga themeluesit po udhëheqës”, tha ai.

Prezantimi i partisë Nisma për Ndryshim nga ish deputetja demokrate Jozefina Topalli, ai thotë se do të sjellë ndryshime pasi është në funksion të demokracisë.

Është një proces i natyrshëm në PD, lindja e partive të reja. Tek ne është procesi i komunizmit që vazhdon të jetë ende, partia është e përjetshme, lideri po ashtu dhe kjo ngarkesë në PD është shumë e rëndë. PD ka ndjerë ndryshimin, por nuk ka lejuar kurrë zhvillimin e ideve, alternativat, personalitetet. Personalitetet ose janë eliminuar. Nga themeluesit e PD nuk ke asnjë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo iniciativë e Topallit është iniciativë e re për demokracinë. PD ka nevojë të përhapet”, tha Frrok Çupi.

Këtu ai ka shktuar se mandate do të marrë vetëm Topalli dhe Murrizi. Sakaq ai shprehet se ish-deputeti Genc Pollo ka qenë dëshmitar ne vrasjen e Azem Hajdarit prandaj nuk largohet nga partia.

Genc Pollo nuk mund të ikë nga Partia Demokratike sepse është dëshmitar në vrasjen e Azem Hajdarit. Është një mëkat i madh që ka ndodhur në Partinë Demokratike“.

Për analistin Çupi, Komisioni i Venecias nuk asnjë peshë në ndryshimin e vendimeve të Parlamentit por Meta e ka dërguar çështjen atje për tu justifikuar para militantëve.

Komisioni i Venecias nuk asnjë peshë në ndryshimin e vendimeve të Parlamentit. Meta është nisur për të hedhur një gur dhe për tu justifikuar para militantëve të partisë së vet“, tha ai.

Pa komentuar nuk ka lënë as shkrimin e fundit të gazetës, Rilindja Demokratike që i quan Astrit Patozin, Myslim Murrizin, Jozefina Topallin dhe Rudina Hajdarin kukulla të Edi Ramës i cili ndezi shumë debat sot në politikën shqiptare.

Çupi shprehet se cikli i PD ka përfunduar. “PD është e vetmja parti në Eurpoën Perëndimore, ose në civilizimin normal që ka gazetë të vetën, që sulmon për interesat e saj kundërshtarët. Mendo çfarë nuk është thënë për Azem Hajdarin në atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për mua që e kam themeluar atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për Gramoz Pashkon, hajdut, agjent etj. Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e vetë. Ajo duhet te ndahet, duhet të humbë identitetin e egërsisë së saj”, tha Çupi në Report Tv.

Back to top button