‘Popullsia e Ballkanit po shkon drejt plakjes’, Ministri Gjerman Maas: Shqipëria në BE vetëm nëse na lejojnë…

Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka pohuar se si kryesues të Presidencës së Bashkimit Europian kanë planifikuar mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave brenda këtij viti si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, e cila fillimisht duhet të plotësojë disa kushte.

“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe nëse kushtet do ta lejojnë edhe me Shqipërinë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Ndërkaq, Maas u shfaq i indinjuar me trajtimin që shtete e Ballkanit Perëndimor i bëjnë të rinjve, me këto të fundit që kanë zgjedhur emigrimin si alternativë për t’ia dalë.  Ai vuri në dukje se emigracioni nga vendet e Ballkanit Perëndimor është në ADN e njerëzve, prandaj nuk mund të ndalet, por theksoi se përpjekjet duhen bërë për të luftuar korrupsionin, zhvillimin e ekonomisë, diskriminimin dhe shërbimin social.

‘Nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj problemeve, që shkakton “rrjedhja e vazhdueshme e trurit” në Ballkanin Perëndimor. Shifrat janë marramendëse: ‘The Economist’ parashikon që popullsia e Bosnjë dhe Hercegovinës në vitin 2050 do të jetë rrudhur me më shumë se një të tretën e saj krahasuar me 1990. Shifrat për Shqipërinë dhe Serbinë janë të ngjashme.  Dhe 71 % e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë në konsideratë lëvizjen jashtë vendit, siç tregon një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Pagat më të mira jashtë vendit janë sigurisht një faktor i fortë tërheqjeje. Por emigracioni nga Ballkani

Perëndimor nuk ka të bëjë vetëm me mundësitë ekonomike, siç konstaton një studim i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert,” tha mes të tjerash, Maas.

Back to top button