Publikohet për herë të parë plani serb për shfarosjen e shqiptarëve në vitet 1994-1999
Prof. Dr. Hakif Bajrami
PREAMBULA E GJENOCIDIT SERB AKTUALISHT
Tani në vitin 2020, në bazë të dokumenteve që janë grumbulluar në Tribunalin e Hagës; në bazë të publikimeve që i kanë botuar aktorët e krimeve; në bazë të arkivave që kanë mbetë me rastin e arratisjes së një pjese të serbëve që kishin bërë krime monstruoze ndaj fqinjëve, nga Kosova prej 12 qershorit 1999 e tutje, shërbimi informativ dhe kontrainiformativ ushtarak dhe policor serb, lirisht mund të thuhet se filloi epoka e zanatit të vjetër serb, me u veshë të tesha kombëtare shqiptare, me vra serbë, me u fotografua para kufomave dhe ato foto me i shpërndarë nëpër botë.
Pas këtyre akteve mizore, fillon prapë lufta për ta përhapur rrenat se para 12 qershort 1999 i kemi vrarë shqiptarët se na kanë detyruar. Në rrethanat e mëparme dhe në rrethanat e reja S. Millosheviqi ishte një Adollf Hitler i vogël, Ivica Daçiqi një Gebels në miniaturë; Vojisllav Shesheli një Vilhelm Gering me ambicje nazizte, kurse Aleksandër Vuçiqi ishte një RUDOLLF GAVLIK që drejton Gestapon, por që çdo krim ia atribuon Arkanit, i ngjashëm sikurse Roberty Servantes, drejtues i SS formacioneve, që kishin të drejtë të vrasin 1941-1944, alias 1995-1999, këndo që dëshironin.
Në rrethanat që Kosova u mbush me kufoma shqiptare (600 varreza masive) A. Vuçiqi, si shef i informatave dhe propagandës e kishte një rol shtesë, sepse e kryente detyrën e lidhjeve dhe “strehimit” të informacioneve, që do të thotë se kishte lidhje të drejtpërdrejtë me bartjen e kufomave nga vendi i krimit në Kosovë, e deri në Surçin, e prej andej në Rusi, të planifikuar me dy aeroplanë, do të kujtoi V. Çernomerdin në një bisedë konfidenciale në Moskë, kur po i shkruante kujtimet rreth Kapitullimit të Millosheviqit.
Sot dueti A. Vuçiq dhe I. Daçiq po dëshmohet se për asnjë çështje nuk janë larguar nga programimi i krimeve që metastazoi deri në gjenocid në Kosovë, sidomos më 1999. Përkundrazi këta monstrumë që sot e drejtojnë shtetin e Serbisë, e “kritikojnë” Millosheviqin pse nuk i ka shfarosur shqiptarët për një herë, po u a ka lënë këtyre të ëndërrojnë shfarosjen shqiptare nëpër etapa. Këtë e thotë oficeri i tyre që fshatin Shajkofc të Llapit e shndërroi në Kamp përqendrimi, në mënyrë që të gjithë shqiptarët t` i likuidojë me dy granata, asancionin do ta kryente njësia e Aleksander Vuçiqit, detyrë kjo që i ishte ngarkuar si shtesë nga Shesheli. Të shënojmë edhe këtë se nxënësi i A. Vuçiqit ka prerë shqiptarë në Makofc (afër Prishtinës) me sharrë motorrike.
E tash do ta pyetja atëfar Llajçakun, si të dialogohet me këta neofashistë, ku në vend të fjalës “terrorist” të UÇK-ës, kanë krijuar koncept për Republikën e Kosovës duke e nominuar “e ashtuquajtur Republika e Kosovës”, duke paguar miliona për ta defaktorizuar. Nuk është çudi për këta, por është anomali se si BE ende nuk po din ta lexojnë politikën e tyre kripto neofashiste. Mandej politikën e tyre nuk po e dinë ta lexojnë e as ta negociojnë duke prezantuar argumente se çka mshifet pas historisë tyre krimianle. E si pasojë në vend se të hetohen dhe gjykohen këta kriminelë, po hetohen dhe planifikohet të gjykohen ata që e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe përpjekje që okupatori të largohet nga politika e krimeve të programuara dhe çlirimi i popullsisë Kosovës të jetë realitet historik, por edhe i garantuar ndërkombëtarisht, sepse kriminelëve serbë, po iu dha shansi, prapë do të sulmojnë popullin e pambrojtur dhe duarthatë shqiptar.
Parahistoria e gjenocidit serb në Kosovë
Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t’i shfrytëzojë për ta rihapur frontin antishqiptar, që ishte përpiluar nga treshja: Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq gjatë viteve 1950-1966. Për t` ia filluar punës, kjo treshe e “izoluar” më 1966, në qetësi “opozitare”, do të pushojë, duke krijuar energji të re; duke e pritur shansën që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër, më 1981 do të përqendrohet në serbizimin e Kosovës. Aktivizimi i tyre, plus ata që ishin regrutuar si të rinjë, do të fillojë pikërisht më 1981 duke u përkrahur nga ushtria, partia komuniste-çetnike, e deri te “Zbori” i Lotiqit, deri te kisha e Nikollaj Velimiroviqit, deri te institucionet shkencore, arsimore dhe individët, në cilsinë e ideologëve për mënyrat e krimeve. Eksponentët e kësaj garniture që ushqehej “nën sofër”, në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj më 1981, do të përpilojnë një dokumenet që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare se: “nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200 000 serbo-malazezë”. Ishte ky një ‘ballon’ i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën “skeret shtetëror”, duke i përfshirë shifrat e shpërnguljes nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvednin e Kosovës me shifer “sekret”, shënohet se në periudhën në fjalë nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar të organet e punëve të brendëshme 28000 serbianë. Kjo do të thot, se personat e shpërngulur, janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vadalizojnë ken të duan dhe mjerishtë kjo shtresë e dahive ishte regrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit dhe sllavizimit Kosovës më 1918-1941, në saje të 12 ligjeve dhe nënligjeve që posedohen. Në atë kohë e kishte embrionin, parafashist por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensa neokolonial të tipit neofashist.
Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfar BARAZIEtë shqiptarëve me qenjen e tyre serbiane “mbiracore”. Dokumentet janë të pamëshirshme. Fjala është për 4407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish Rankoviqist administrativ në Kosovë. Këtyre banditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gja të zezë pa bërë në Kosovë (1912-1915;1918-1941; 1945-1966, gjatë rrugërimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të serbizuar e që nuk janë shpërnguluar në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nepër qytete. Numri i saktë i kësaj shtrese aristokrate policoro-ubbeske me atrofi dhe insufiencë kriminale, arrinte familjarisht në 23231 anatarë. Prej tyre, 7190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerër ishin fëmi,gra (edhe ato shumica në punë) dhe antar të ngushtë familiar.
Në vitin 1981, e tutje do të krijohen institucione shtetërore kriptokomuniste që do të mirren intenzivisht me çështjen e shpikjës së shpërnguljes me “dhunë” të atyre që bota shqiptare i quante “shkie kolonistë”, që në fakt ishin një kategori dahinjësh mizantropë, e që tragjikisht ishin të nacionalitetit serb dhe malazez, të rekrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste 1918-1966. Lidhur me këtë, janë përpiluara për këta kriptokriminel dhe manjakodepresivë nga alkoholi dhe shovinizmi, sidomos pas vitit 1981, jo më pak se 3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtë mujore dhe 10 raporte vjetore, se “si janë shpërngulë nga presioni shqiptar”. Po të lexohën me kujdes ato raporte, shihej se janë krijuar në kuzhinat e UDB-ës në Beograd, janë derguar si direktiva komuniste për t` u zbatuar nga komunistët shqiptarë, në emër të “vllazrim bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar jugosllav” si shkollë PROSTUTUCIONALE e Kumrvicit. Në ato raprte-direktiva komuniste, kryesisht figurojnë trillime të nivelit të ulët, për ta rikrijuar sërish KASTËN e DAHIVE të kohës kralit dhe “vaktit” rankoviqist e pse jo edhe titist, sepse Titua i ka pasë në informatë të gjitha sielljet e tyre nga Fadil Hoxha më 1967.Rikolonizimi ishte aktualizuar, për të sigurar para nga buxheti I RSFJ-ës, e për t`i kthyer për here të DYTË apo të TRETË, këtë kastë udbeske si kolonistë në Kosovë, që ishin mësuar të rrijnë nepër kafene dhe shqiptarët pronën e tyre tokësore ta punojnë me përgjystë. Jo vetëm kaq, kjo kastë në saje të qëndrimit partisë dhe pushtetit ushtrako policor jetonte duke akuzuar njëherit shqiptarët, se me “presionin ndaj tyre”, që janë vetëm gjallë, dhe prap me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë “fenomen të papresedent” në Evropë, tri here me u kolonizuar e tri here me u arratisur dhe prap me beneficione doin të kthehen. Dhe u kthyen sidomos pas 23 marsit 1989, masovikisht. Është trishtuese pozita e tyre. Ata po vinin me një “SHINOBUS”, sidomos të deileve nga Serbia në Kosovë. Në atë shinobus bartnin derra, pula, pata, qepë hudhra, raki, poçavra, miell, misër për derra. PO të ishe në atë shinobus, ishte tmerri i kësaj bota nga ulurima e derra dhe viçave, rakisë dhe hudhrave, sespe INFLACIONI ishte për 4800%. Po, e dijnë tërë bota që Millosheviqi po emitonte para nga letra e gazetave, sa që një banknotë i kishte 35 zero. Madje aty kah mesi i majit 1994 TRE thasë qepë kishin rënë në binar afër stacionit Lupçi i Ulët. Fshatrët shqiptarë në ata thasë kishin gjetë kallashnikovë, që në pjesën e epërme ishin mbuluar me një sanë të dendur, por edhe për rreth ishin maskuar me llojë kashte të elbit. Kjo do të thot se Millosheviqi çdo shtëpi serbiane në Kosovë e kishte kthyer në bunker armësh, shumicën e të cilave neokolonistët i shitinin në tregun profitabil shqiptar.
Dhe, për ta “standardizuar” këtë kaos asimetrik serbian, dhe shpikje profesionale të KOS-it ushtrak, KOS-it kishtar, LKJ-ës së militarizuar e cila më 1983 i krijoi brigadat dhe batalonet ushtrake, sikur të ishte parti naziste dhe organizatë terroriste, që vet thyenin varre, dhunonin murgesha “natën”, dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë shqiptarin pa asnjë provë. Madje, kjo shtresë kolonistësh do të organizojë “dhunime” të murgeshave, kinse nepër manastire, të cilat vetëflijohen për porpagandë; madje ia “qorrojnë” sytë në murale Shën Savës, shih nepër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të sëmurë, kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata “sy të Savës që i vllai e verboi”, e nevojtari duke i prekur kërkonin “sherim”, e nga të prekurit e shumtë, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej irredentistëve shqiptarë. Turp ma i ndytë nuk ka mundur të hudhet në media 1981-1999. Madje, vetëngulja e njëfar të sëmuri manjakodepresiv, që quhej Gj. Martinoviq, aq iu kushtua rëndësi, sa që njëmend për dahijtë Serbian me ato para do të ndërtoheshin nja dy fabrika. Dhuna, po të lexohen raportet javore për nevoja të “KTHIMIT” të serbëve dhe malazezëve, tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë, sa që i detyrojnë të rinjtë me dhunë, t` i pranojnë si të “vetat” ato “vepra penale”. Tragjedia është më tragjike, se udbashët shqiptarë e kanë ditur fare mire se kush po i kurdiste ato akte të liga, të inskenuara me kujdes nga pushteti i partisë që po kalbej në mykjen e vet kanceroze.
Çështja e “krimeve” dhe shpërnguljes së serbëve nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shkuar aq largë sa që Kuvendi Fedreativ më 1987/8, do të përpilojë: “Programin Jugosllavë për Kosovën”. Ky program është një “Naçertani” e dytë, me 92 detyra konkrete. Ky Program që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMINE KOSOVËS, njëherit ishte një dritare e re për të mësuar popujtë tjerë se Serbia po i rrezionte edhe ata. Pra kjo kastë banditësh, kolonistë të kralevinës dhe të titizmit serbian, e kanë futë në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot, të paktën ta mësojë industrinë e rrenave. Ky serbizim i programuar, kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara dikur, pra që kishin qenë në duar të ish kolonistëve, t’u kthehen pronat e fituara me dhunë dhe të shitura pa asnjë dhunë, por me motiv se nuk e duronin njëfar barazie, si udbashët me duar të përgjakura, ashtu edhe të gjithë të tjerët në cilësinë e kolonistëve brenda shtetit, plus edhe nga ata te të gjitha anëve të botës, siç kishte ngja në Maqedoni 1954-1957.
E vërteta, pas 23 III 1989, në Kosovë u kthyen me dhjeta mija të tillë, duke ua grabitë në rend të parë vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë që do të avansohet në fuqi ‘qiellore historike’ serbiane, do të gjendet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990-1993, e në vijim në Bosnje, për të mbaruar më Konferencën e Dejtonit, më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë e tillë kurrë. Madje, kjo krijesë neokoloniale mund të quhet “Republika e gjenocidit”, që është zbatuar në Srebernicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të KS OKB-ës!!!
Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja më 1995, duke i shoqëruar njësitët e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-Milloshi-Ivica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Viçiqi), SSJ (Stranka Srpskog Jedinstava-Arkanit), që të tri formacionet politike dhe ushtarake, do të inkudrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qëllim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofenzivë në frontin antishqiptar nën “kulmin” e S. Millosheviqit. Të tri programet politike të tyre, faktojnë dokumentet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front varsës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokumenti “ Kako vratiti Kosovo I Metohiju Srbima”(Si t` u ktheht Kosova dhe Metohia Serbëve”), pra jo edhe malazezëve.
Programi i përbashkët i akuzon Kroatët dhe Sllovenët (eksponetet e tyre), për bashkëfajtor të pozitës serbiane në pushtetin titisto-rankovbiqist, e që të dytë si në orkestër vranin e “kthjellnin” shqiptarë, për dy dekada, pa asnjë përgjegjësi. Tash, më 1994, pasi që shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se “shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për marken gjermane). Në programin e fuzionuar, thuhet në vijim se shqiptarët nuk e pranojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk sherbejnë në ushtri (për të vrarë jo serbë kudo nëpër ish Jugiosllavi, sepse Milloshi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi që ta serbizojnë Kosovë, ta vazhdojnë znanatin në serbizimin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën juridiksioinin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në program nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vet (jo-hb), i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë shërbimin shëndetësor falas (jo edhe ky pohim cinik është rrenë serbiane).
Për ta bërë Kosovën si vendin ma të varfër në Evropë, fuzionusesit e progarmit nxorrën konstatimin se: “kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve”. Këta përpilues monstrum e nxorren “faktin” se kush ka kapital ai ka edhe pushtet. Në fakt me këtë koncept, programuesit e serbizimit të Kosovës (1988-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijëve, duke siellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vite ta serbizojnë Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, si shembulli i Sanxahkut Nishit më 1877, për çka një dokument serbian thot: “Kur kemi hy në lokalitetet e Sanxhakut Nishit, në dhjetor 1877, nuk kemi gjetë njeri të gjallë, sa që as emrat e katundeve nuk i dinim, sepse nuk kishte njeri të na i tregojë. Të gjithë arnautët, ose ishin vrarë ose ishin larguar me dhunë nga shtpitë”. Këtë shembull e donin serbianët më 1989-1999 të përsëritet sepse kishin provuar edhe më parë 1912-1966.
Millosheviq (I.Daçiqi)-Sheshel-(A.Vuçiqi)-Arkan,programojnë shfarosjen e shqiptarëve
të Kosovë 1995-1999
Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartëcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, e kishte siellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avansuar në gjenocid 1989-1999, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat”, që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të: kasapit Millosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “blejnë mallëra në Vojvodinë, dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të shprazëta,ndërsa 135000 shqiptarë ishin larguar nga puna, Beogradi zyrtar, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987, po shkonte edhe më larg: duke akuzuar së pari për ta gjatur faktin për sulm gjenocidal-“Shqiptarët duen ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’. E shqiptarët e Kosovës ishin pa asnjë aeroplan, pa asnjë tanke, pa asnjë top, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shytrohej pytja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qingjit”?. Madje KS OKB i kishte vënë RFJ SANKSIONE. Por, sipas dokumenteve që i posedojmë: Bota arabe ia dhuroi 2 miliradë para kesh; firmat private Gjermane 850 milion marka; Franca 800 milion dhe Italia 750 milon marka gjermane. Këto para kishin shkuar në bankat ruse prej kah RFJ blente armatim për t` i shfarosë shqiptarët.
Çka përmban programi i Qeverisë RFJ-ës për shfarosjen e shqiptarëve
Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-ës dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. Ishte ky “zbulim” epokal i shkollës Shën Savës dhe Gebellsit.Pra, e tërë propaganda serbe bëhej për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosen duke u vrarë dhe arratisur jashtë trojeve të veta, me qëllim që Kosova të serbizohet.
Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milion marka gjermane. Programuesit e gjenocidit serbian shkojnë edhe mëtej. Para syve të 182000 ushtarëve dhe policëve Serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nepër banka 3, 8 miliardë marka gjermane”. Madje me arin, plumbin, cinkun, kromin, bakrin e grabitur i “kishin edhe 2, 7 miliardë marka” keshë. Ndërsa nga laboratoriumet medicinale, sipas treshës: Millosh-Sheshel-Arkan- Daçiq-Vuçiq, shqiptarët i kishin grabitë 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991-1995). Por akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botërorë se “Shqiptarët duhet t` I varsim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin e tyre.
Për ta arsyetuar avanturën gjencidale programuesit serbian mbështetën në ‘histori’ bizare
Hartuesit e Programit fashist serbian, për t` ia trasuar veti rrugën e vetëvrasjes, si pikënisje e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, “paskan ardhur 465000”emigrantë. Shtrohet tash pyetje, kah ‘erdhi’ kjo masë popullore shqiptare, nga Marsi, nga Jupiteri, por që askush, nga shtypi, okupatori apo ndonjë burim I kohës, për këtë “avanturë invazive shqiptare”, nuk e shënoi asnjë informatë kurrë! Po e them në bazë të dokumenteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978), në bazë të hulumtimi të dokumenteve të Rajhut (Gjermane) Tretë, se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale (Kosovë) më 1941/2, kishin ardhur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e kishte në plan as ta vrasi, e as ta deportojë (shpërngulë) dhe t`ua grabitë token deri në derë të kasollës si veproi Serbia okupatore (Jugosllavia 1918-1941), e as ta djegë me shtëpi e anëtarët e familjes në zajrr si kishte vepruar pushtetit Serbian përmes Punisha Raçiqiq, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të dirigjuar nga komesari Mihajllo Ceroviq, me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup 1918-1941, duke përdorur çdo metodë barabre. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465000 persona në Kosovë, pa i parë askush. Gjithnjë sipas Programit, (1994), nga Kosova qenkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350000serbian”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosë Diktaturë ushtarake, i sjellë tri divizione serbe, një brigade maqedone, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Progarmerët gebellsian (Millosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan), vrasjet masive në Kosovë nga diktatura ushtarke titiste, sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e sidomos në Drenicë; nuk e theksojnë në anën tjetër se më 1 prill 1945, Polit Byro i KQ PKJ-ës lanson kushtrimin: “Të gjithë kolonistëtduhet të kthehen në Kosovë”. Progrsmuesit fashistë të lartëcekur nuk e theksojnë se më 1938 Jugosllavia e krajlit kishte lidhë Konventë me Turqinë, kishte sjellë Ligjë, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë vetëm 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë tokë pune. A nuk i thonë këtij veprimi gjenocid. Ku mund të gjindet kësi fashizmi në botë. Për këtë dëshmitarë janë dokumentet zyrtare serbe 1935-1939; 1945-1966; 1989-1999.
Sipas Programit S. Millosheviq-I.Daçiq; V.Sheshel- A.Vuçiq=Arkan, edhe pas vitit 1995, ishin diegur 65000 shtëpi sllave në Kosovë (!!!?). E ku kanë ngja ato “diegëje” asnjë burim për be, nuk mund të gjëndet, madje as nga Diktatura ushtrake gebelsiane e 8 shkurtit 1945, as nga nefashizmi i Milloshit 1989-1999. Dhe ai dëm çenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer shqip kjo do të thot se vetëm terrori Serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe sipas progarmuesëve, shqiptarët i paskan garbitur 55000 hektarë tokë të serbëve. Në cilat vise, në cilin planet? Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje në 36 fshatra serbe qenkan shkatërruar varret”!!! Dokumentet serbiane dëshmojnë të kundërtën se vetë udbashët i kryenin këto punë të liga dhe ua mveshin shqiptarëve, me porosi të KOS-it. Para syve të kujt ngjajnë këto “mizori” fiktive. Shtrohet tash pyetja, ku dhe kur kanë ngja këto mizori. Askush nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdo kend, nuk paska mundur ta dinte?!!!.
Sipas Programit fashist serbian në Kosovë jetokan 1 665 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, ose138000 banor, dhe 285 000 serbë, ose 17 %. Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsië më 1991, e kur në regjistrim u përgjigjën vetëm sllavët. Nga ky regjistrim del saktësisht se në Kosovë ishin 191 216 serbë. E regjistrimin e kanë bërë vetëm serbët, askush nga shqiptarët nuk u është përzier në punë.
—-
Programuesit pyesin: “Si ta pengojmë krijimin e Shqipërisë Madhe”
Duke i pasur këto shifra, prap përpiluesit e Programit shtrojnë pyetjen si: “Po krijohet Shqipëria e madhe”? Po krijohej në atmosferën e luftës së çingjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: “SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË MADHE”? Kjo pyetje u vërtetua më 1998/99 se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar, si Toplica (Mos lexoni asgjë tejtër, por vetëm dokuemnte serbe, e ato flasin vet-HB). Dhe përgjigjen vet se : “shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994), sikurse Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët”?. Shakqet, programuesit e serbizimit Kosovës I gjejnë: “Nuk guxojnë, sepse Serbia doi t` i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garnacion nga Fuqitë e Mëdha;Shqiptarët jetojnë mire në Kosovë edhe pse zhvillimi ekonomik i tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi”. Edhe kjo varfëri e skajëhme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej nga neofashizmi serbian.
Çka sugjerojnë programuesit e shfarosjës shqiptarëve
Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: “ta fillojmë luftën ekonomike;Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbian dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shejtë serbiane (1994/5).Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar, për të ia lëshuar radhën Maqedonisë.
Për ta krijuar realitetin e ri, për t` i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numrojnë detyrat e tyre: 1.Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, shkruajnë neofashistët serbian, do t` i largojmë shqiptarët emigrantë, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë; duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKB-ës;2.Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbia, duhet t` I DREJTOJMË ose për në Shqipërin Bregdetare, ose në Maqedoni. Kjo do të thot, se është detyrë e pashmagëshme t` i shpërngulim 465000 shqiptarë.Në pronat e tyre, do t` i siellim sebët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serb nga Kroacia, duhet t` i siellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është diegur”. Nuk e thonë me fajin e kujtë. Jo vetëm këta fatëzi (që vet I kishin kthyer në fatëzi, me slloganin e tyre “të gjithë serbët në një shtet”. Pra në kushtet e reja, duhet në shtpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetëformues serbian. Me pavlerësimin e kontratatve mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%.”
‘Në vijim duhet ta matim token në përgjithësi’, shkruajnë fashistët serbianë.” Duhet të krijojmë libra të ri katastral dhe duke I asgjasur librat e vjetra; duhet krijuar librat e posedimit të ri, duke e matur token me një fushatë politike shtetërore, krejtë me qëllim që Kosova të srbizohet”.
Programi parasheh se do t` u mirret prona shqiptarëve përmes gjyqeve,duke I vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t` u mirren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike. Në vijim do të ngritet ligji për shembjen mureve rreth shtëpive të shqiptarëve. Do të burgosen në vijim të gjithë drjtuesit e partive politike shqiptare, duke i shpallur organizatat e tyre armiqësore. Kështu do t` i afrohemi objektivit, që ta zvoglojmë edhe mëtej numrin e shqiptarëve, duke e siellë në 44%”.
Ndërtimi i 100 fshatrave të reja sllave në Kosovë
“Duke u bashkuar në një front si kurrë më parë, do ta gjallërojmë sektorin privat serbian, duke krijuar siprmarrje të vogla, duke krijuar punëtori, ferma bagëtish dhe të derrave.Për këtë qëllim do të ndërtohen 3000 objekte punuese në sektorin privat. Në çdo objekt do t` i punësojmë nga 50- 80 punëtorë. Kjo do të thot, programojnë nxënsit e ideologjisë Gebellsit, se do t` i punësojmë 250 000 persona sllavë, që janë të ardhur nga Kroacia. Në këtë drejtim, do të krijohet edhe një beneficion për të gjithë ata officerë që kanë sherbyer në Slloveni dhe Kroaci dhe kështu Kosova do të sigurohet si vedni ma I militarizuar, ku shqiptarët as zogjët e qiellit nuk do t` i shohin kah vijnë, deri sa ta pranojnë Serbinë, derisa të shpërngulen dhe deri sa të konvertohen. Për ta arritur sigurimin e këtij objektivi kombëtar serbian, vijojnë programuesit, do t` i ndertojmë 100 fshatra të reja në 13 komuna. Çdo fshat i këtillë do t` I ketë nga 1250 banesa (shtëpi), ku do të zhvillojnë jetë normale 5000 banorë. Në çdo fshat do të themelohen nga 30 sipermarrje të vogla, ferma, dhe punëtroi ku do të punësohen 2500 punëtorë. Çdo fshat i tillë do ta ketë shitorën, ujsiellsin, kanalizmin, telefonin, rrugën, shkollën, shtpinë e kulturës, ambulantën dhe kishën. Në këtë trasfirmim parashohim t` i siellim në punë 125000 persona, të cilët do të i ushqejnë 500 000banorë aktiv”.Si të finansohet Programi i Serbizimit Kosovës, pyesin autorët neofashist më 1994. Dhe përgjigjen me:
Bankë që e krediton sllavizimin e Kosovës sikurse 1918-1941
Në vijim fashistët serbian programojnë: “Kriza finansiare në Serbi, nuk lejon të arrijmë këtë nivel ideal. Por ne do ta realizojmë duke larguar shqiptarë nga Kosova, e duke i ndihmuar këtij plani me faktin se çdo person që punon jashtë duhet t` I investojë nga 1000 dollarë, duke I ngritur me ato para 100 fshatrat e reja. Për këtë propozojmë që të themlohet një bankë e përzier, që do t` I finasojë punët e ekspertëve argrar dhe ideor. Në këtë aspekt për t` i larguar shqiptarët nga pronat e tyre, duhet me çdo kusht t` i detyrojmë të shkojnë ushtar me obligim, aq më parë kur tash në Bosnje lufta mbaroi, dhe me të gjitha mjetet duhet ta mbulojmë Kosovën, për ta renditur në thumb (mushicë)pastaj Maqedoninë bullgaro-shqiptare”.
Për realizmin e Progarmit, Kuvedni i Serbisë do të sjellë këto ligje bazike:”Ligji për lirim nga tatami për 3 vite për çdo sieprmarrëje dhe punëtroi të re, që është pronë e serbëve të ardhur nga Kroacia; ‘Ligji për qytetar të jashtëm’, ku do të dihet kush është qyetarë i Serbisë; ‘Ligji për stimulimin e natalitetit”. (Ideator të Programit: Sllobodan Millosheviq kryetar, Ivica Daçiq sekretar general I SPS (Socialistiçka Partia Serbie); Visllav Sheshel kryetar, Tomisalv Nikolliq- nënkrytar, Dr Nikolla Popallashen- nënkryetar, Maja Gojkoviq- nënkrytar, Ranko Dujiq- nënkryetar, Açim Vishnjiq- nënkryetar, dhe Aleksander Vuçiq -sekretar gjeral i Partisë Radikaale Serbiane (Srpska Radikalna Stranka); Zhelko Rzhnatoviq- Arkan kryetar i Partisë Bashkimit Serbian (SSJ).
Programi e kishte një aneks, që në veti ngërthente këto udhëzime: 1.Me rrahë shqiptarë në vende publike, sidomos ditëve të pazareve, por edhe në dasma nëse vërtetohet se nuk kanë armë; 2.Me I privuar shqiptarët nga lria dhe në burgje duhet ta ndiejnë peshën e pushtetit Serbian; 3.Të gjithë shqiptarët që tregtojnë me tregatrët Serbian, duhet rëndruar haraçin me deviza; 4. Ata shqiptar që kanë shumë pasuri e janë të lidhur me firmat kroate dhe sllovene, duhet në çdo hap të përcillen; 5.Intelektualët kulminantë shqiptar duhet të mirren në pyetje dhe duhet të kërcnohen; 6.Duhet ta përhapim propogandën se shqiptarët e rendomtë janë të knaqur duke I reklamuar nepër televizione shtëpitë e tyre të bukura, të cilat synohet një ditë të konfiksohen;7.Pushteti duhet të lidhet me kishën dhe qendraat tona të emigracionit, me qëllim që të ralizohet qëllimi final I serbizimit Kosovës”.
Pse çarqet kriminale serbe e krijuan këtë program.
Serbët gjatë shekullit XIX Serbianët e krijuan KONCEPTIN e MEGALOMANISË. Gjatë shekullit XX u krijua jugosllavizmi dhe ky jugosllavizëm sot e iriton serbët ( e deri më 1992 e lavdonin deri në kup të qiellit-Hb) sepse në krijimin e këtij koncepti që ma së shumti punoi për te Mbreti Aleksander, Serbianët njëherit “krijuan” edhe dy fise tjera në fvor të njetit emër Jugosllavë (Sllovenët dhe Kroatët-hb) që në fun dtë shekullit do t` ua kthejnë armen seriozishtë, edhe pse nuk e kishin për here të parë. Së dyti serbomdhenjët e kritikojnë komunizmin, sepse nuk ua siguroi integralizimin dhe homogjenizimin e sllavëve për t` u konvertuiar të gjithë në Serbianë. E vërteta, e tërë ajo hallakamë ideologjike dhe prkatike e Jugo-versajit dhe jugo-avnojit, shkoi në plehun e hsitorisë, sepse me megalomani ishte krijuar dhe me vargojë krimesh shkoi në “jogurt revolucion”.
Të gjitha krimet serbe 1995-1999 ishin rezultat I këtij Programi neofashist
Ja faktet: E trimëruar nga megalomania Jugo-serbia gjatë viteve 1981-1999 i krijoi 755000dosje hetuesie për shqiptarë;I deprotoi mbi 1 000 000 shqiptarë nga troejt e veta, I vrau mbi 13 000 shqiptarë civilë; I rrënoi 140 000 shtëpi banimi me të gjitha objektet përciellëse; I krijoi 600 varreza masive; I rrënoi 400 xhamia të mëdha dhe të vogla; I dhunoi 20 000 femra (shiqo: Hjumens rajhs voç); shkatrroi biblioteka private dhe institucionale me një vlerë të madhe civilizuese. Sidomos, disa dokumente të Arkivit të Bashkësisë Islame të Kosovës nga shekulli I XIV-të ose u garbitën ose u dogjën për mos me u ditë realiteti shqiptar në Dardani deri në shekullin XIV-të. Në fund të shekullit ( pikërishtë më 27 V 1999 pushteti dhe kisha Serbiane , provuan që në Beograd të krijojnë një uniatizëm rreligjioz, për ta kthyer krimin në diçka rreligjioze, për ta mbuluar çdo krim me një afianizëm kishtar, se me Serbinë po bashkëpunojnë të gjitha kishta krishtere, pa mëkate”.
Pas nënshkrimit të kapitullimit të makinerisë varastare serbiane në Kumanovë më 9 VI 1999, të gjitha njësitet paramilitare (ishin nja 36 njësi, të përbëra prej kriminelëve në za si: Arkan, Dragan, tridhjetë rusë, katër drejtues qetash kriminale ukrainase, dy bellorusë, dy rumunë, 2 zvicran, 11 italian,6 austriakë e madje edhe 1 hebrej), të gjithë deri sa u larguan më 10 qershor 1999, jashtë kufijëve të Kosovës, do t` i marrin me veti gati të gjithë serbianët e kolonizuar nga Kroacia dhe Serbia (1992-1999) peng, që ishin ardhur nga Kroacia ( e numri I tyre nuk ishte i vogël), si sigurues civilë, deri në Kushumli.
Shtrohet pyetja: Ku gjindet Arkiva e 4500 antarëve të sherbimit informative dhe kontrainformativ Serbian që vepronin në Koosvë janar -dhjetor 1999, ku ata do ta kenë shënuar çdo ndryshim që është bërë në trevat e kolonizuara. E persona të tillë ka sot nepër enklava dhe të atillë që kamuflohen dhe enden, madje edhe nepër Prishtinë, në pikë të ditës, e sherbimet shtetërore të Kosovës, krehen. Këtë realitet duhet ta hulumtojë (hetoj), mbroi dhe gjykoi Gjykata Speciale me seli në Hagë, e jo të mirret me kurdisje dhe intriga kriminale serbiane, të cilat janë të njohura qe dy shekuj, me 35 programe për shfarosjën e Shqiptarëve pa ndërprerëje në Kosovë, për t` ia filluar pastaj me serbizimin e Shqipërisë Bregdeatre si planifikohej më 1939 nga Lotiqi i “ZBOR” it dhe Ivo Andriqi e lëvizjës “ORJUNA; SRNAO dhe “Nardna Ordbrana”, “Bella Ruka” e” Crna Internacionala”!.
Shënim: Lutem Shpërndajeni në gjithë mjetet e informimit nëpër të gjithë ruzullin tokësor. Le të dihet e vërteta. Përgjegjësia është e imja!
Autori
Më 14 VII 2020 Prishtinë