Publikohet studimi më i fundit, ekspertët ngrenë pikëpyetje: Ja çfarë thonë për përdorimin e maskës në kohë me shi

Prestigjiozja ‘Dailymail’ ka publikuar një studim të fundit mbi përdorimin e maskave si masë mbrojtëse nga koronavirusi.

Sipas këtij studimi maska e humbet funksionin e saj mbrojtës gjatë kohës me shi.

Ka qenë një ish zyrtar i lartë i OBSH-së që u ka bërë thirrje njerëzve që të ndryshojnë maskën anti-Covid pasi nëse ajo laget do të humbasë funksionin i saj mbrojtës.

“Lagështia i bën maskat poroze”, thotë ish zyrtar i lartë i OBSH-së duke nënkuptuar se të gjitha llojet e maskave janë në thelb të prekshme nga moti i lagësht.

Disa nga shkencëtaret i kanë bërë thirrje qeverisë që ta bëjë të qartë për njerëzit sesa rrezikshmëri mban maska e lagësht në vjeshtë.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur shumë vende përdorimin e maskës e kanë bërë të detyrueshme, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Shqipëri që nga e enjtja.

Back to top button