Rama në Forumin kundër Antisemitizmit: Shqipëria u kthye në shtëpi për hebrenjtë, të krishterë e myslimanë i mbrojtën me jetën e tyre

Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Kundër Antisemitizmit duke theksuar se vendi ynë asokohe u kthye në një shtëpi për hebrenjtë.

Në këtë Forum tëorganizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama tha se shqiptarët, të krishterë e muslimanë, i mbrojtën hebrenjtë me jetën e tyre duke sakrifikuar.

Rama shtoi se problem ende mbetet relativizimi i antisemitizmit dhe gjuha e urrejtjes në rrjete sociale, për të cilën Kreu i Qeverisë sonë u shpreh i bindur se fuqitë e mëdha do të bëjnë diçka.

Fjala e plotë

“Falemindeerit për këtë nder, dhe ndërkohë që flas e ndjej që është një privilegj duke qenë se në këtë forum përfaqësoj Shqipërinë, si mishërim i mbrojtjes së hebenjve. Civilizimi hebre u njoh si shtyllë e bashkëjetesës fetare. Ne konfirmojnë lehtësisht se hebrenjtë, vështirësitë e jetës i sollën në vendin tonë, në kulturën tonë. Siç patë dhe filmimin, Shqipëria u kthye në shtëpi për hebrenjtë para Luftës së Dytë Botërore. Komuniteti hebre u njoh ligjërisht me besimin e vet dhe të drejtat e veta për ta ushtruar besimin fetar. Famijet e zakonshme tonat vendosën jetën në rrezik për të mbrojtur hebrenj. Ishin myslimanë dhe të krishterë që i dhuruan streh. Kjo periudhë kohe është pjesë e historisë sonë kombëtare. Dua të sjell dhe episodin e dy vëllezërve që strehuan një familje të madhe hebreje dhe u kapën nga nazistët dhe u çuan në kampin nazist duke u shtirur si ata që janë hebrenj. Dhe e tashmja vlen shumë për ne. Duhet të vijojmë dhe të luftojmë çdo formë antisemitizmi. Pak muaj më parë ne inaguruam një memorial dedikuar kujtesës së holokaustit. Po bëhet gati që të ndërtohet një muze që do nderojë komunitetit hebre, në të ashtuqujturën rruga e hebrenjve, e cila u ndryshua gjatë regjimit komunist, por nuk ndryshoi në jetën e njerëzve. Sot zyrtarisht ka emrin rruga e hebrenjve. Këtë vit në OSBE ne e kemi vendosur theksin në çështjen e antisemitizmit, me qëllim që të përpiqemi e të ndërgjegjsojë  sa më shumë të jetë e mundur, sepse antisemitizmi është një kërcënim real. Do doja të nënvizoja se problemi më i madh që ne na duhet të përballemi dhe duhet ta konsiderojmë si diçka të përhershme, është relativizmi, në raport me atë çka po i ndodh hebrenjve. Së fundmi, unë gjithashtu do doja që të përfitoja nga vëmendja juaj për të theksuar kërcënimin që vjen nga veprimtaria që shfaqet në rrjete sociale. Duhet të bashkohemi për të gjetur një zgjidhje dhe një progres gjithëpërfshirës për gjithë njerëzimin. Jam i bindur që fuqitë e mëdha do të veprojnë pa qenë shumë vonë”.

Back to top button