Richard Grenell: Shqiptaro-amerikanët e bënë të qartë, do të votojnë për Trumpin

I dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi nga Administrata Trump, Richard Grenell, përmes një statusi në rrjetet soociale thotë se ka siguruar mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve në Detroit.

Ndërsa edhe në instagramin e tij, grenell ka postuar foto nga takimi që ka zhvilluar me komunitetin shqiptaro-amerikan në Detroit.

“Në Detroit, duke biseduar me përfaqësues të bizneseve dhe krerë fetar shqiptar. Ata ma bënë të qartë se shqiptaro-amerikanët do e votojnë @realdonaldtrump”, shkruan Grenell.

Zgjedhjet në SHBA do mbahen më datën 3 nëntor. Përveç Donald Trump, do kandidojë edhe Joe Biden, i cili momentalisht po prin në sondazhet e realizuara nga mediat amerikane.

Back to top button