SONDAZHI: Sa para bënë agjencitë gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm turistik

Rreth 60% e bizneseve turistike kanë bërë në 2020 vetëm 0-10% të xhiros së 2019 ndërsa mbi gjysma e punonjësve janë larguar nga puna në 2020 kryesisht nga bizneset e mëdha. Ka qenë ky rezultati i një sondazhi të realizuar nga Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA) me turoperator dhe agjenci turistike mbi efektet e pandemisë në bizneset e tyre

ATOA kreu një sondazh me biznese turoperatorë dhe agjenci turistike, për të analizuar dhe prezantuar gjendjen e kësaj kategorie biznesesh në ketë vit shumë të vështirë të ndikuar nga dy kriza të mëdha, tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia. Krahasimi është bërë me vitin 2019, i cili deri në nëntor mund të quhet një vit normal pune.

Pyetësori është plotësuar nga 43 biznese, jo vetëm anëtare të ATOA-s.

“Rezultatet kryesore qe dolën, konfirmojnë gjendjen shume të keqe të këtij grupimi biznesesh, në mbështetje dhe të letrës të sapo dërguar qeverisë për këtë kategori biznesesh por edhe për guidat dhe transportin turistik” njofton ATOA.

 Ndër problemet kryesore janë:

-Shpërndarja e numrit të bizneseve të vogla dhe të mëdha të pyetura është respektivisht 44% me 56%.

-Pothuajse 10% e këtyre bizneseve e kanë pezulluar përkohësisht NIPT-in.

-Rreth 60% e bizneseve kanë bërë në 2020 vetëm 0-10% të xhiros se 2019.

-49% kanë humbur deri në 20 000 Euro, 21% mbi 100 000 Euro, 16% kanë humbur 20 000-50 000 Euro dhe 14% kanë humbur 50 000-100 000 Euro këtë vit.

-Numri total i të punësuarve në 2019 nga bizneset e pyetura ka qenë 284 punonjës kurse të njëjtat biznese kanë mbajtur në punë në 2020 vetëm 131 punonjës ose 54% me pak.

– Grupi i agjencive turistike apo bizneseve të vogla me nga 1 deri në 3 punonjës në 2019 ka qenë rreth 49% kurse grupi i turoperatoreve apo bizneseve të mëdha me 4-35 punonjës ka qenë 51%. Në 2020 grupi i bizneseve të mëdha tkurret me 4-13 punonjës në vetëm 30%. Pra pothuajse gjysma e punonjësve janë larguar nga puna kryesisht nga bizneset e mëdha.

-86% e bizneseve nuk presin ndonjë aktivitet në periudhën e mbetur të 2020.

Pyetjes “si e shikoni vitin 2021” 74.5% e bizneseve ju përgjigje “e paqartë dhe e zymtë” dhe 21% shpresojnë qe puna të rifilloje në pranverën e 2021.

Pyetjes “edhe sa kohe mendoni ta mbani biznesin pa falimentuar nëse nuk merrni ndihmë nga qeveria dhe pandemia vazhdon” 40.5% e të anketuarve u përgjigj “deri në fund të 2020” dhe 33% shpreson “deri në mesin e 2021”.

Ndërsa kur u pyetën se çfarë ndihmë presin nga qeveria për të mbijetuar, pjesa me e madhe, pra 37% u përgjigjen qe duan mbështetje për rroga dhe siguracione të punonjësve ekzistues, rreth 24% kërkojnë mbështetje me grante, dhe 20% kërkojnë mbështetje për pagesën e qerave të zyrave.

, SONDAZHI: Sa para bënë agjencitë gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm turistik

, SONDAZHI: Sa para bënë agjencitë gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm turistik

, SONDAZHI: Sa para bënë agjencitë gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm turistik

, SONDAZHI: Sa para bënë agjencitë gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm turistik

, SONDAZHI: Sa para bënë agjencitë gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm turistik

, SONDAZHI: Sa para bënë agjencitë gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm turistik

, SONDAZHI: Sa para bënë agjencitë gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm turistik

Back to top button