Topalli, Patozi e Murrizi me parti të re, Berisha: Nëse kthehemi në vitin 90…

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë krijimin e partive të reja  të djathta, të cilat kryesohen nga emra të njohur të PD, Jozefina Topolli, Astrit Patozi dhe Myslim Murrizi.

Në emisionin “Aktualitet’ në Fax News, Berisha dha një përgjigje tejet diplomatike, pasi e konsideroi zgjedhjen e tyre si liri zgjedhjeje.

Nëse kthehemi në vitin 90 unë pata disa shkrime në njërën prej tyre unë jam shprehur ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’. Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimit. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem,” përfundoi Berisha.

Back to top button