VIDEO/ Me dy gishtat lart, Meta e nis ditën me xhiro nga liqeni dhe me këtë mesazh

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditur duke bërë një ecje nga liqeni artificial i Tiranës. I shoqëruar nga këshilltari i tij i Sigurisë, ish-shefi i SHISH, Bahri Shaqiri dhe nga stafi i tij, kreu i shtetit ka postuar një video, ku nuk mungon dhe “provokimi” me mesazhet e tij.

“Mirëmëngjes të gjithëve! Mos harroni aktivitetin sportiv. Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë!”, shprehet presidenti në postimin e tij, ku nuk harron të përshendesë ndjekësit me simbolin e dy gishtave lart.

Një ditë më parë Parlamenti i rrëzoi dekretin presidentit për rishikimin e Kodit Zgjedhor. Kryeministri e cilësoi dekretin e Metës si tentativë për të prishur zgjedhjet e 25 prillit./ Gazeta Shqip

Back to top button