1 vit nga tërmeti/ Muhamed Veliu nga Thumana: Momente të dhimbshme, raportoja për trupa të pajetë

Ka kaluar një vit nga tërmeti i fuqishëm që ra në vendin tonë dhe mori jetën e 51 personave. Emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel ia ka kushtuar puntatën e sotme pikërisht kësaj dite të tmerrshme.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Thumana, aty ku pati më shumë viktima, ishte gazetari i njohur Muhamed Veliu, i cili më 26 nëntor të 2019 ka raportuar live moment pas momenti çdo ngjarje.

Ai shprehet se kanë qenë momente shumë të dhimbshme. Ajo që i ka bërë përshtypje ka qenë momenti kur qytetarët e Thumanës kanë përveshur mëngët për të hequr tullë pas tulle për të gjetur të mbijetuar.

1 vit nga tërmeti/ Muhamed Veliu nga Thumana: Momente të dhimbshme,

Ndërsa duke folur për momentin kur nuk i ndaloi dot lotët, gazetari tha: “Përcolla atë që ndjeva dhe ata që më shkruanin më thoshin se dukej sikur ishin aty në Thumanë. Ishin banorët e Thumanës që nisën kërkim shpëtim për banorët që ndodheshin nën rrënoja. E pastaj me radhë erdhën forcat e kërkim shpëtimit nga Greqia, Italia, Turiqia dhe Kosova”, tha Veliu.

Gazetari tregon se si moment pas momenti shikonim se si forcat e kërkim shpëtimit nxirrnin nga rrënojat persona të pajetë. Por nuk lë pa përmendur edhe momentin më të bukur.

“Momenti më i bukur që nuk do ta harroj kurrë ishte kur një prej forcave të shpëtim kërkimit thoshte është gjallë, është gjallë. Ishte lajmi më i mirë i asaj mbrëmje. E më pas kemi raportuar vetëm trupa që dilnin të pajetë. Thumana ka numrin më të lartë të të vdekurve nga tërmeti, ku familja Cara humbi 7 pjesëtarë. Nuk do ta harroj kurrë atë që ndodhi një vit më parë”, tha Veliu.

Back to top button