Aeroporti i Rinasit/ 15 fluturime të konfirmuara për nesër, ja destinacionet dhe kush lejohet të udhëtojë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, konfirmoi 15 fluturime për ditën e hënë, 23 nëntor 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Fluturimet e konfirmuara janë:⠀

  • Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
  • Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
  • Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
  • Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
  • Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
  • Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
  • Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
  • Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
  • Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
  • Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
  • Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
  • Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
  • TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
  • Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
  • Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

Back to top button