Akuzat ndaj Bashës, shpërthen ish-deputeti i Kosovës: Sali Berisha e di shumë mirë se çfarë ka punuar Basha në Kosovë!

Analisti dhe ish-deputeti i Kosovës, Melaim Zeka është shfaqur i revoltuar lidhur me debatin nëse i mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Melaim Bellanica ka të drejtë apo jo duke kërkuar nga gazetarët dhe analistët në Shqipëri që të mos tallen me të, pasi faktet e tij janë të pakundërshtueshme, por le ta bëjnë këtë me Bashën, i cili hesht dhe nuk sqaron njëherë e mirë rolin e tij gjatë hetimeve kur punonte në Tribunalin e Hagës.

Zeka shtoi se edhe vetë Sali Berisha e di se me çfarë është marrë Basha në atë kohë në Kosovë.

‘Sali Berisha e di shumë mirë se çfarë ka punuar Basha në Kosovë, edhe Argita dhe shumë të tjerë. Unë nuk po akuzoj asnjë, por nuk është fshehtësi që të thotë njeriu kam punuar në Tribunal”, tha Zeka në Report Tv.

Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha mohoi që të njihte dhe të ishte takuar ndonjëherë me Melaim Bellanicën dhe se nuk kishte marrë asnjë kasetë nga ai.

Back to top button