Akuzat për kasetën e Krushës, kryekomunari i Mitrovicës në zyrën e Bashës: Jemi këtu për ta mbrojtur, e kemi nip, e kam shpallur dhe qytetar nderi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e ka shpallur edhe qytetar nderi.

Pas takimit në selinë e Partisë Demokratike, Bahtiri ndaloi që të mbante një fjalë të shkurtër për mediat, duke u shprehur se numri një i PD-së nuk kishte lidhje me akuzat me të cilat është përballur ditën e fundit për zhdukjen e kasetës së masakrës së Krushës.

“Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim, pasi e kam shpallur qytetar nderi. I jam përkrahje maksimale. I bëj apel kryetarëve të partive politike që të bashkohemi si trup, sepse kemi tragjedi në Kosovë. Çlirimtarët tanë janë në Hagë padrejtësisht, shpifjet nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që ta mbrojmë deri në fund. E kemi nip dhe si i tillë ka dhënë kontribut të veçantë për Kosovën. Kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë”, është shprehur Agim Bahtiri.

Back to top button