Artan Fuga citon mjekun europian, tregon kur mund të ulet apo ngrihet artificialisht numri viktimave nga Covid-19

Profesori i njohur i komunikimit Artan Fuga ka komentuar sipërfaqësisht situatën dhe debatin politik që po zhvillohet aktualisht në vendin tonë, lidhur me shifrat e viktimave nga covid-19.

Duke cituar mjekun e huaj Christian Perronne, Fuga tregon se ka dy raste kur shteti raporton rritje artificiale të shifrave:

1. Ka shtete në Europë që për të marrë subvencione, ushtrojnë presione mbi familjarët që persona të vdekur nga sëmundje të tjera të shpallen të vdekur nga Covid 19 dhe për këtë u bëhet presion familjarëve ose u ofrohen edhe parà.

2. Ka spitale dhe vende që të sëmurë nga Covid 19 i testojnë dy ose edhe më shumë herë që të rrisin artificialisht numrin e të infektuarve pikërisht për të marrë subvencione, ndihme financiare.

Më tej pedogogu i njohur thotë se nuk ka dijeni nëse të tilla gjëra janë prezente edhe në vendin tonë, por uron që të mos jenë.

Back to top button