Ballshi dhe dy anglezët

“S’kisha menduar të shkruaja për Ballshin, e solli rastësia”

Nga Andrea Bënja

Prolog

Udhëtimi me autobuzin e linjës së Ballshit zgjati disa orë. Dy pensionistë anglezë nga Leicester, kishin dërguar një letër,kushpreheshin se dëshironin të vinin në Shqipëri dhe kerkonin ti shoqëroja në udhëtimin e tyre. Fillimisht duhet të gjeja një emër fshati në thellësi të Ballshit ku anglezët do të shkonintëshpërndanin ndihmat e shoqatës së tyre të pensionistëve të disa fshatrave të Leicesterit. Nuk e dija përse kishin zgjedhur Ballshin apo emrin tim, por mesa kuptova isha rekomanduar nga një grup hollandezësh që i kisha shoqëruar më parë,sinjë nga përkthyesit e grupit. Ndihesha i përzgjedhur, por kërkesa e tyreqëfillimisht tëmbuloja shpenzimet e mia, nuk më ngrohte shumë. Zonën e Ballshit nuk e njihja fare. Kisha lexuar diçka për qytetërimin e lashtë të Bylisit. Kisha kaluar disa herënëatë rrugëpër të shkuar mënë jug. Një herë kishim kaluar edhe me Volkswagenin e Tanit,duke shkuar për pushime në Sarandë. Atëhere automjeti na ishte prishurgjatë rrugës duke na detyruar ta shtynim disa herënë ato të përpjeta kodrinore, të rrethuara nga puset e naftës. Për Ballshin kisha dëgjuar diçka edhe nga Mehmeti, njënga fqinjët, i cili ishte nga Hekali.

Gjatë udhëtimit mendoja se kush mund të kishte qënë rekomanduesi nga grupi i mëparshëm. Ndoshta Aleni, anglezi i vetëm midis hollandezve. Posa isha njohur me të, e kisha pyetur nëse origjina e tij ishte irlandeze, dhe aiçuditërisht ishte përgjigjur pozitivisht, duke shkaktuar habinë etëgjithë grupit qëai drejtonte. Grupi ishte i madh, kishim qëndruar tek hotel Adriatiku, krenaria e sistemit të dikurshëm. Sa herë kishim dashur dikur të hynim në atë hotel “të ndaluar”, buzëatij plazhi të ngrohtë, të dashur e gjithë kujtimerinore!Njëëndër,dikur e ndaluar, tani ishte bërë lehtësisht vendi i akomodimit tonë. Në një nga dhomat pranë, dëgjoheshin britmat eksituese, monotone të një vendase që ishte sistemuar me një Italian. Hotel Kruja nuk njihej më, ishte kthyer në një lloj konvikti gjysëm të shkatëruar. Në atë hotel kishim kaluar natën e parë të Vitit të Ri pashapjes së Shqipërisë. Sa të lumtur ishim e sa shpresa kishimpaturnëatë kohë, llogarisnim vitet që do ti duheshin Shqipërisë që ti afrohej botëssë zhvilluar, nuk e di përse me shokët mendonim se ndoshta do të duheshin 7 apo 17 vjet.Sallae restorantit ishte mbushur me 2-3 fishin e kapacitetit, e megjithatëasnjë incident nuk pati ndodhur atë natë. Kishim shkuar bashkëme komshinjtë, Fredin dhe Elën.Ishte koha e ndryshimeve. Nëmëngjesin e ditës së parë të Vitit të Ri dukej sikur edhe moti i butëe gjithë diellmerrte pjesë në gëzimin e njerëzveqëkëndoninsëbashku këngën hymn të Toto Cotugnos “Insieme”, thua se ajo këngë do ta shpinteShqipërinë e dërmuar shpejt e shpejt drejt Europës..

Ato ditë më kishte bërë përshtypjetakimi me një të ri kinez,ardhur nga Shanghai. Entuziast për ndryshimet pas Murit të Berlinit, shprehej se Shqipëria do të rregullohej shpejt,pasi si njëbiçikletë e vogël qëishte, do ti mertekthesat lehtësisht. Ndërsa Kina, shprehej ai, si një tren i gjatëqëishte, nëse merrte kthesatë shpejtamund të shkaktonte tërmet në mbarë botën!Në të vërtetë Kina nuk kishte pritur të binte muri lindje-perëndim, ajo ishte përgatitur për atë ditë që në fundin e viteve 70’me ndryshimet dhe futurizmat e të djathtëveu En Lai, e Ten Hsiao Pin, kurndërkohëShqipëria, ajo biçikleta e vogël,mbeti për një kohë tëgjatë në kryqëzim.

Mbritja në Ballsh mi ndërpreu kujtimet. Stacionin e parë e bëra tek kryetari i bashkisë, përfaqsues i partisë“gri”. I paraqita me hollësi arsyen përse kisha ardhur në Ballsh dhe shqetësimin që kisha për ruajtjen e dy anglezëve. Ja spjegova se kjo ishte arsyeja e vetme që nuk dëshëroja ti dërgoja në thellësi të Ballshit. Përgjigja e tij ishte se duhettë zgjidhja një nga fshatrat që propozonte ai, tutje në thellësi, dhe qëllimi i vetëm mesa kuptova ishte interesi i tij elektoral.

I pakënaqur pas takimit, ndalova tek shefi i policisë së Ballshit, një ish i internuar pa shtëpi, qëpas internimit banonte nënjë nga shtëpitë e pushimit në Vlorë, nga ku kishte ardhur. Të bënte përshtypje kultura e thellë dhe mungesa e hakmarjes në sytë e tijpas një jete të shkatëruar plotësisht. Përsërita ashtu si edhe në takimin e parëqëllimin e vizitës të anglezëve, shqetësimin tim dhe çuditërisht gjeta një reagim krejt të ndryshëm. Nuk përmendi emra fshatrash, pëlqeu mendimin tim për ndonjë fshat diku pranë dhe ofroi ndihmën e plotë për ruajtjen e të huajve. Ofroi një oficer policie qëtë ishte nëdispozicionin tonë gjatë tërë kohës.

Pas shefitu ngjita lart në fshat dhe fola me kryeplakun e fshatit, i cili mjaft i ri për pozicionin që mbante, mëofroi shtëpinë e tij për tëakomoduar mbrëmjevemiqtë anglezë. Nuk kisha ku të gjeja më mirë, një shtëpi e njohur pranë qytetit, qëdukej sikur ishte thellë në malësi.

Më pas u nisa për në Vlorë që të prisja tragetin i cili do të sillte anglezët. Prita gjatëe i vetëm në një mot të keq dhe në ambiente shqetësuese. Trageti mbriti me lajme jo te mira. Len (Leonard) e Rob (Robinson), dy anglezët kishin ardhur me një kamionçinëtë rentuar “Budget” ku kishin ndihmat, por nuk kishin udhëtuar me tragetin e paguar pasi ky i fundit kishte anulluar udhëtimin prej kohës së keqe, kështu qëishin detyruar të prisnin bileta të tjera për një traget tjetër qëdo të lundronte në atë mot të keq. Biletaria nuk ju kishte pranuar pagesën me kartë krediti, kështu qëkishin paguarkesh, duke harxhuar shumicën e paraveqë kishin patur. Me kërkuan tju huazoja disa para për të prerë biletat e kthimit. Ju dhashëç’kisha në xhep duke ruajtur vetëm ato qëmënevojiteshin për nërrugën e kthimit në Tiranë,nëfund të aktivitetit. Në Bari ju kishte ndodhur edhe një incident tjetër, ju kishin thyer xhamin e kamionçinës, dhe ju kishin marë kamerën qëju duhej për regjistrimetqë dëshëronin të bënin gjatë aktivitetit. Len e Rob ishin mjaft të njerëzishëm dhe sëbashku u miqësuam shpejt.

Rruga për në Ballsh kaloi pa probleme. Kur mbritëm, lajmëruam shefin e policisë, dhe qënga ai moment oficeri i policise u vu në dispozicion tonëderi në përfundim të operacionit të ndihmave. Detyruar prej datës së kthimit të tragetit që do tëktheheshin anglezët në Itali, plani ynë i qëndrimit në Ballsh u shkurtua. U ngjitëm lart në fshat, ku në njerën nga ndërtesat shpërndamë ndihma për fshatin. Kishte shumë ushqime, veshje e artikuj të ndryshëm që ishin vërtet cilësore. Lene Rob punuan sëbashku me mua dhe oficerin e policisë për përgatitjen e thasëve dhe shpërndarja kaloi pa probleme. Vihej re ndërkohë që ishin afruardisa “shefa” të veshur civilë tëcilëtmundoheshin të ndërhynin në proçesin tonë.Midis tyre dallohej një shef agresiv “i antikrimit”. Len e Rob qëndruan shumëtëprerë ndaj tyre duke mëmbështetur plotësisht. Mbrëmja na bashkoi tek shtëpia e kryeplakut ku do të flinin anglezët, por shefat nuk u ndanë përsëri. Hëngrën e pinë sikur tëishin në një dasëm dhe në fund zbrazën pistoletat e tyre, duke e cilësuar veprimin si një traditë shqiptare.Sigurisht u trondita shumë, përpiqesha të kuptojaçfarë mendonin Len e Rob në ato momente.

Më në fund festa kishte mbaruar. Anglezët fjetën në shtëpinë e fshatarit, provuan ushqimin e fshatit, tualetin me gropë dhe në mëngjes u dukën tëçlodhur. Aty fjetëm edhe unë e oficeri i policisë. Duke mos patur mënyrë tjetër shpërblimi për kryeplakun qëshpenzoi shumënë darkë, dyfishuam ndihmën për familjen e tij. “Shefat” dukej sikur nuk e kishin bërë gjumin mirë. Kërkuan të mernin në dorëkomandën e shpërndarjes së ndihmave duke u shprehur se ishte partia e tyre ajo që i kishte sjellë ndihmat. Nuk i dëgjuam porvazhduam punën e nisur siç ishte planifikuar, në fillim ndihma në një shkolle,më pas në një jetimore, por në fund bezdisja e “shefave” na detyroi që të ndryshonim planin për nëdestinacionin e fundit të Ballshit.Ndihmat e mbetura i dërguam në jetimoren e Vlorës. Falënderuam shefin e policisë për mikpritjen dhe shërbimin profesional të oficerit shoqërues, dhe u ankuam për “shefat” dhe sjelljen e tyre. Udhëtimi në kthim kaloi si midis miqsh. Len e Rob ishin mjaft tëkënaqur nga ndihma e afruar.

Kur u larguan nga Shqipëria, dërguan paratë e huazuara dhe më ftuan të shkoja me gjithë familjen time për vizitë tek ta, në Leicester. E përsëritën disa herë këtë kërkesë, duke na ofruar një shëtitje nëpër Angli me “trailerin” e tyre. Më dërguan dhe një kopje të raportit të udhëtimit që kishin përgatitur për shoqatën e tyre të pensionistëve, ku diku nëatëraport e krahasonin veten me Neil Armstrong, sikur tëkishin realizuar zbritjen e parë në hënë. Sigurisht që nuk u ndjeva mirë. Vite më vonë mu dha mundësia të takoja miqtë anglezë. Kjo ndodhi kur isha në Angli në njëprogram nga vendi ku punoja. Lëvizëm në disaqytetenë atë kohë, na shoqëroi edhe një kushërirë e bukur e Dionisit,shokut të zyrës. Epo kur kthehemi në institucion ma kthente ai,për kafena shoqëron kushërirajotee bukur. E në njënga ato ditë kur pinim kafen, ndaloi edhe titullari fisnik i institucionit tonë, i ciliduke parë mjekrat e mustaqet që mbanim ne në atë kohë, preku mjekrën e tij duke na thënëme cinizëm seedhe ai do të rriste diçka.

Pasi kishim lëvizur mjaft në Londër, Liverpul, Bristol qëndruam në Birmingham, nga ku ju bëra një telefonatëmiqve të mij Len e Rob, tëcilët banonin nënjë distancëprej disa orësh. Më pyetën për programin që kisha,dhe të nesërmen sapo kisha mbaruar programin, më pritën tek ndërtesa ku isha. Ju thashë që s’isha vetëm, se kisha edhe Dionisin. Përgjigja e tyre ishte se shoku im ishte dhe miku i tyre. Shkuam në pub-in e fshatit të tyre në Leicester ku na shpjeguan se Anglia nuk quhet e vizituar pa shkuar në një pub fshati. Të mirëpritur nga njerzit aty dhe nga pronari që s’dinte si tëna kenaqte, kaluam disa orëtëkëndshme. Më pas shkuam në shtëpinë e Lenit, takuam familjen, pamë edhe “trailerin” qëe kishte planifikuar për shëtitjen nëpër Angli. Nuk vumë gjumë në sy atë natë, ishte një natë e papërsëritshme. Korespondenca vazhdoi gjatë me ta, deri në vitet e fundit kur levizën në një shtëpi më të vogël.Sot nuk dëgjohen më, ndoshta janë “larguar” edhe nga shtëpia e fundit.

Ballshin do ta vizitoja përsëri pas gjashtë vjetësh. Viti 97 ishte i cuditshem. Miku im,Tarasi, më pyeti nëse dëshiroja të shoqëroja një gazetar hollandez ditëte përmbysjes së firmave piramidale. Pranova,kishte filluar kryengritja e jugut. Shkuam deri në Fier, por rrugamë tej ishte e bllokuar, flitej për shkatërimin e urëssë Mifolit. Marëveshja me gazetarin ishte bërë që në një rast të tillë do të ktheheshim në Tiranë. Por ai duke parë se gjithë të huajt e tjerë shkonin nga ana tjetër, nga Ballshi, e ndryshoi planin. Shoferi i taksisë kundërshtoi, por në të tilla raste zgjidhja siç duket gjëndet shpejt kundrejt njëpagese. Kishim kaluar Ballshin kur patrulla e fundit e policisë na njoftoi se më tej ishim të pambrojtur, zoti ju ndihmoftë na njoftoi oficeri i policisë. Vazhduam kthesat gjarpëruese anës atyre kodrave ku dikur kishim shtyrë volksvagenin e Tanit, dhe papritur në njërën nga kthesat, në një distancërreth një kilometër dalluam kryengritësit, djem të rinj me lëkura të zeza, që shkrepnin në ajër armë të shkurtra automatike. Përse ju duhej uniforma, për ti ruajtur apo për të shërbyer si shënjestër?Ndërkohëplumbi kapte njerëz të thjeshtë e të pafajshëm edhe nëpër ballkone. Përgjigja mund tëvonohet,por vjen një ditëdhe del e vërteta.Tek “Pushtimi” Ilir Ikonomi mbas 70 vjetësh paraqet me vertetësiçfarë ndodhi në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri, duke përdorur dokumentatëarshivëssë Washingtonit, kryesisht të ambasadorit amerikan Hugh Grant të asaj kohe nëvendin tonë.Besoj do të flitet në të ardhmen edhe përvitin 97, për periudhën e rëndëtë asaj Shqipërie të zbërthyer, që u çbë, për shkatërimin, ndotjen, humbjen e besimit dhe prishjen e jetës, apo për emigrimin masiv të njerëzve e intelektualëve!

Të veshurit me lëkurë prisnin pemët anës rrugës për të bllokuar kalimin. Autokolona jonë përbëhej prej më shumë se dhjetë makinash me gazetarë të huaj. Midis tëgjithë përkthyesve dallohej ai i një grupi italian,i cili nuk linte gjë pa sharë kundër qeverisëe partisënëpushtet. Kur mbritëm tek pemët e prera, njëri nga lëkurat e zezana u drejtua ne përkthyesve shqiptarëduke na thënë se mund të lejoheshim të kalonim vetëm në rast se nuk ishim agjentë të SHIK-ut, në të kundërt do të pësonim fatin e dy përkthyesve të një dite më parë, tëcilët ishin ekzekutuar. Duke e ditur se akoma punoja në një punë shtetërore, gazetari më kërkoitë mos e shoqëroja. Ato momente mendoja çuditërishtse ku mund tëishin vallë“shefat” që nuk u ndanë ato ditë ndihmash atje lart në fshatin e Ballshit.Kjo ishte një arsye më shumëqëtë mos e kaloja kufirin e kryengritsave. I vetmi përkthyes qëi shoqëroi gjithë të huajt sëbashku,ishte ai i grupittë gazetarëve italianë.  Gjatë dy-tre orëve që pritëm në kufirin kryengritës, mësuam se atënatë do të sulmohej divizioni “x” i tankeve. Po të ishe paksai kujdesshëm mund të dalloje penetrimin e personave të dyshimtëqë kalonin nga të dy anët e kufirit të kryengritjes. Gazetari hollandez u kthye i kënaqur, gjithshka duhet të kishte shkuar mirëdhe kishte siguruar materialin që do tjua niste shpejt 14 gazetave të ndryshme, për të cilat ai punonte.

Tënesërmen e kaluam në Tiranë, tek VEFA, si dhe në pjesë të ndryshme të qytetit, poru ndjevaboshnë momentin kuru largua gazetari. Mjaftmë i thashë vetes, dhe shkova drejte në ambasadën amerikane për të kërkuar viza udhëtimi për familjen. Kur mbrita atje, punonjësi i saj e mbylli derënduke na thënë të ktheheshimvetëm mbas luftepër viza. Me nxitim u drejtova për tek ambasada franceze për viza Shengen, dhe munda ti merrja për tëgjithëfamiljen, por ishte vonë, kufiri ishte mbyllur. Rastësisht atë ditëdëgjova tek lajmet, se nga persona të paidentifikuarishte rrëmbyershefi i policisë së Ballshit. Sic duket i internuari i përjetshëm,do të mbetej përsëri i tillë. Njerëz të pafatqë si pasojë e një kohe të gjatë persekucioni, nuk gjenin pozicionimin e tyre të duhurpolitik në zhvillimet e vendit, duke zgjedhur bashkëpunimin me pjesë të sistemit. Vetëm në ato fillimendodhi ndryshe,kur njerëz të angazhuar në politikë, demokratë, njerëz nga sistemi i kaluar, së bashku me përfaqësues të shtresës së të përndjekurve politikë, në kushte e rrethana të çuditshme hypën nëmajat e pushtetit politik në Shqipëri.

Me hapjen e kufijve mbas 97’, nuk e zgjatëm më,lamë gjithshka, emigruam në Kanada dhe u bëmë qytetarëtësaj, larg atdheut dhe tëtë parëve tanë. Në këtë vënd të ri gjetëm një pjesë të mirë të xhiros së dikurshme të Tiranës dhepërjetuam“Mall Bulevardin” ePandi Laços.Në përvjetoret e festavekëtu, takonnjerëz të njohur e intelektualëshqiptarëqë u larguan nga atdheu nëatëperiudhë të vështirëqë kalonte vëndi. Ndodh që në rrugët e Torontos takon rastësisht miq të vjetërmbas një kohe të gjatë.

Në rrugën e Ballshit kalova edhe një herë tjetër. Pas pesë vjetësh emigrimiu kthevapër herë të parëme pushime në Shqipëri. Gjëndja dukej sikur ishte përmirsuar. Air-Transati, një linjë ajrore në rritje, për efekte reklame ofronte çmime mjaft interesante e të lira udhëtimi për në Greqi. Një rrugë e dy punë thamë, vizituam disa miq në Athinë dhe kaluam me autobuz për në Shqipëri. Kur kalonim Ballshin, përsërinë atë rrugë, dikush nga rruga zgjati dorën,dhe meqënse shoferi kishte vënde bosh e ndaloi autobuzin. Personi që hypi erdhi e u ul pranë meje, më dukej si fytyrë e parë. Me siguri e kam nga malli mendova. Ai foli diçka për motin e natyrën e bukur, për jetën e përmirsuar, për objektet gjatë rrugës. Kam qënë në këto vënde dikur i thashë i emocionuar, kam qënë atje lart nëatëfshat me dy pleq të mirë anglezë. Fytyra e të panjohurit menjëherë u ndryshua, u ashpërsua. Çfarë ke dashur me të huajt në këto anë, mu kthyeme egërsi? Mënyra se si foli më kujtoi se ishte përsëri“shefi”,tëcilin koha nuk e kishte ndryshuar, ndoshta dhe profesionin e tij!Qeveritë e partitë ndryshonin ngjyrat apo kostumet, por jo shefi,ai mbetej përsëriatysi më parë, nëBallshine mbetur si gjithëvëndi në tranzicion. Sa të rinj mbarojnë studimet në universitete të mira të botës, sa shkruajnëe vazhdojnë tëndihmojnëvëndin, sa tëtjerëtë talentuarjanë të papunëdhe presinpërtë filluar diku. Por individët si ai,nuklargohene bëhen një hallkëpenguesendajprogresit. “Ndalo bisedën” sikur më thonte vështrimi i gruas, “ti ke ardhur me pushime!”

Flitet se Ballshi qëdikur s’ngopej me ndihma,po braktiset, ashtu si shumë qytete e fshatra të tjera. Mesa duket pritënshumëqë të rregullohej vëndi. Njerëzit lëvizin kudo botë kur gjejnë punën, shokun apo për arsye të tjera, por me shqiptarët ndodh ndryshe, ata shpërngulen! Dhe të vinë pranë fjalët e “Italiani d’America”, të Luca Barbarosses, një këngë nostalgjike që të sjell pranë periudhat historike të të parëve italianë, ashtu si dhe periudhat e shqiptarëve, që u përplasën dhe filluan jetën nga e para nëpër kohët e vështira që po kalonte vëndi, për tu dhënë një të ardhme më të mirë fëmijve e familjeve të tyre.

Epilog

Kanë kaluar shume vite tashmë. Kur ndjekemisionin “Fshatrat e Shqipërisë” tëTop Channel, një program gjithë jetëqëe përshkruan bukur fshatin shqiptar,e shikonsesa njerëz janë larguar nga fshati, por ndërkohë e kupton që jeta atje është kthyer përsëri.Shtangesh nga ndërtimet e panumurta në fshatra e qytete, nga plazhet e bukura dhe pikat turistike, saqë nuk orientohesh dot, çdo gjë ka ndryshuar duke përfshirë dhe mentalitetin e hapur të njerëzve që e njohin botën sot. Duket që tranzicioni do të jetënjë proçesi pandërprerë, e qëdo të vazhdojë përgjithmonë. Kësaj here të kujtohen fjalët e “Una Domenica Italiana” të Toto Cotugnos, që e dëgjon shqip për “Një të Djelë Shqiptare”, se Amerika është atytek vëndi yt, në Shqipërinë që e kemilarg!

Qyteti i lashtë i Bylisit, megjithë atë naftë të bollshme, po del dalëngadalë nga mjegullnaja e kohës. Po vjen dita, që Ballshi i “arit të zi” ta çoj më tej qytetërimin e tij të hershëm.

Nuk e di nëse do të kaloj përsëri rrugës së Ballshit, ndoshta jo, por do ta kem të vështirë,nëse do të më jepet mundësia,të gjej ndonjë gjurmë nga Ballshi i dy pensionistëve anglezë. (Javanews)

Back to top button