Bie me 43.3% numri i turistëve në Korrik-Shtator, INSTAT: Rënia më e madhe në rajonin e veriut

Pandemia ka përgjysmuar numrin e qëndrimeve të turistëve në vend. Sipas INSTAT, në kulmin e sezonit turistik numri i vizitorëve është ulur me 43.3% në krahasim me vitin e kaluar, dhe netët e qëndrimit u reduktuan me 44.9% për periudhën korrik-shtator.

Edhe pse ka pasur fluks pushuesish nga Kosova gjatë muajve të nxehtë, përsëri boshllëku i turistëve të huaj i krijuar nga masat kufizuese të pandemisë nuk është mbushur.

Turizmi malor, kulturor dhe historik është prekur më shumë nga masat kufizuese dhe mungesat e turistëve. Nëse për detin vera dha një dritë jeshile, për malin rënia vijoj.

Sipas të dhënave në rajonin e veriut, numri i vizitorëve ra me 57.4%, dhe të netëve të qëndrimit me 50.4%.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit dhomat e “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” janë shfrytëzuar me 19,2 %, kundrejt 38,2 % që ishte në tremujorin e tretë 2019. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,4 %, kundrejt 43,4 % që ishte në tremujorin e tretë 2019.

Të gjitha të dhënat flasin për një panoramë të zymtë sa i tregon turizmit, kjo u dëshmua edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, ku aktiviteti ekonomik i këtij sektori ishte më i godituri nga pandemia COVID-19.

Back to top button