Drejtoresha e ISHP: Si do vendoset për alternimin e mësimit online dhe mësimit fizik në shkolla

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico mbrëmjen e sotme në një lidhje me skype në ‘Open’ ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar Komitetin Teknik të Ekspertëve për mbylljen e shkollave dhe alternimin e mësimit online me atë fizik.

Ajo tha se kjo gjë është bërë për shkak të infeksioneve respiratore, duke qenë se jemi futur zyrtarisht në stinën e dimrit.

“Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave. Jemi futur në një periudhë shumë të ftohtë të dimrit. Në shumë spitale ka pasur shtrime të fëmijëve. Nuk ka asnjë këmbanë alarmi, por fëmijët janë shtruar në spitale. Kanë pasur simptoma të viroza stinore. Nuk është sars-cov 2 por është një masë e marrë që të mos shkojmë drejt një infektimi”, tha Fico.

Fico tha se skenari sesi do organizohet mësi varet nga ministria e Arsimit. Në media ka qarkulluar ideja për një javë mësim onlinë, një javë në shkollë, por kjo nuk është vendosur ende. E gjitha varet nga dinamika e shkollave.

“Që në krye të herës kur u hapën shkollat ministria garantoi të kishte një grup mësuesish zëvendësues, i vetmi problem nuk kanë qenë protokollet e sigurisë, në përgjithësi kanë qenë të mirë zbatuara, kanë qenë grumbullimet para shkollave. ajo që kemi marrë në vendim ti rekomandojmë ministrisë, ne jemi mjekë, kemi thënë që duke pasur këtë lloj rrezikshmërie të shikohet mundësia e alternimit, mund të ketë vende që të vazhdojë fizikisht, mund të ketë gjimnaze që edhe pjesa e online të jetë e kollajtë, s’mund t’i thoni fëmijës së klasës së parë të përdori online, këto janë gjëra që do t’i vendosi ministria“, tha ajo.

Back to top button