“E vërteta duhet të dalë”, juristi Romeo Kara: Ja çfarë po e mban peng Lulzim Bashën

Një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica i ishte dorëzuar Lulezim Bashës, në atë kohë Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në Tiranë.

Për juristin Romeo Kara, Basha duhet të sqarojë ngjarjen pasi karriera e tij në PD fillon menjëherë pas misionit të tij në Kosove.

“Duke mos sqaruar asnjehere, se cfare ka brockollisur në Kosove, kur punonte për UNMIK-un dhe EULEX-in, Basha la qarte të nenkuptohej, se ai eshte peng i asaj, qe ai kurre nuk e sqaron apo e pranon.
Fakti qe karriera e tij në politike në PD, starton menjehere pas misionit të tij në Kosove, flet për nje vleresim te Berishes të asaj qe ai ka bere atje, por qe kurre nuk e sqaron dhe qe sic duket i ka lidhur pazgjithshmerisht të dy me njeri-tjetrin.
Heshtja e tyre persa me siper, të ben të besosh se ata jane peng i atij misioni.
Edhe pse kjo ceshtje u cek shume vone dhe sigurisht për demagogji elektorale, une personalisht do t’a vleresoja shume zbardhjen e saj.
E verteta duhet të dale.
Me mire vone se kurrë”, shkruan Romeo Kara.

Back to top button