Hapja e dosjeve të Hagës, Balla poston videon dhe ka disa pyetje për Bashën: Pse ishe në dhomën ku…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas daljes së dokumenteve të Hagës.

Me një shënim në facebook, ku ka publikuar një video me dëshmi nga intervista e Adnan Merovcit në Hagë, Balla shtron disa pyetje në lidhje me rolin e Bashës në dosjet e hetimit të UÇK.

“Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?”, pyet Balla mes të tjerash.

Postimi i plotë:

HAPEN DOSJET DHE DALIN DOKUMENTAT E HAGËS

Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?

Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?

Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?

Kujtojmë se Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.

Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.

Back to top button