Humbi gruan, vajzën dhe mbesën nga tërmeti, Ajet Meçja kujton mes lotësh: Në darkë isha plot, në mëngjes u zgjova bosh (FOTO)

Ajet Meçja është një nga të mbijetuarit e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Por fatkeqësisht ai humbi bashkëshorten, vajzën dhe mbesën e tij.

Një vit pas kësaj dite të tmerrshme, Meçja ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” ku mes lotësh tregon se si jeton me dhimbjen, mallin dhe me kujtimet.

Humbi gruan, vajzën dhe mbesën nga tërmeti, Ajet Meçja

“Nuk ka moment që mua nuk më shkon mendja tek ata. Humba 3 njerëzit më të dashur. Në darkë isha plot dhe në mëngjes u zgjova bosh. Do jetosh me dhimbjen derisa t’u shkosh atyre pranë.

Vij shumë rrallë këtu ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, i kam të shpeshta momentet kur dëgjoj thirrjet e vajzës dhe mbesës për ndihmë.

Atë natë vajza më thotë të vij andej se ka rënë tërmet. U mblodhëm të katërt. Tërmeti i orës 4 ka qenë një shkundje e jashtëzakonshme. Ata renden me vrap për të dalë, unë shpëtova. Fati nuk ishte me ta.

Kam një peng të madh. Vajza ka qenë gjallë që në 7. Diena ka qenë gjallë deri vonë. Kontaktoja me zë me të. Dienës nuk i kisha bërë dasmë. E kishim lënë për më vonë bashkë me dhëndrin që ta bënim më vonë. E meritonin që ti nisja si nuse, e kështu i përcolla, si nuse. Fati i keq

Nuk e dija atë letër. Më thanë shoqet që kishte një letër për gjyshen. Ajo është rritur me të dhe ka marrë zakonet e gjyshes. Unë e kam zmadhuar dhe e kam vendosur në kornizë, e quaj diçka shumë të shenjtë. Nuk ishte fat ta gëzonim jetën”, rrëfeu mes lotësh.

Humbi gruan, vajzën dhe mbesën nga tërmeti, Ajet Meçja

Humbi gruan, vajzën dhe mbesën nga tërmeti, Ajet Meçja

Back to top button