Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe, Basha: Ajo u mor nga BBC, s’jam takuar me Bellanicën unë kam hetuar vetëm serbët!

Milaim Bellanica që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, ka deklaruar publikisht se kasetën-provë ia ka dorëzuar Lulzim Bashës që punonte asokohe në UNMIK të Kosovës.

Kreu i PD-së është shprehur këtë të enjte në TV se këtë kasetë për të cilën akuzohet se e ka fshehur e ka marrë, sipas tij, BBC.

Basha citon deklaratën e ish-deputetit të PS, Dashamir Peza, i cili, sic doli këto ditë debatesh ishte përkthyes i gazetarit të rrjetit televiziv britanik që erdhi në Kukës.

Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe sipas vetë dëshmive të tij, është marr nga Dashmir Peza, (apo BBC), në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt që unë e kam mësuar përmes deklarimit të tij. Pra për kasetën besoj që e morën përgjigjen të gjithë shqiptarët, që ishte një fabrikim.

Absolutisht nuk ndjehem as i dëmtuar as i kërcënuar nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten të njëjtat akuza. Janë sajesa absolute dhe ju këtu në këtë studio i jeni përgjigjur të gjitha atyre akuzave”, deklaroi Basha.

Po ashtu ai mohon të ketë patur një takim me qytetarin nga Krusha Miliam Bellanica.

“Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Pra, sipas pohimeve kaseta është marrë nga BBC, e nxorët ju këtu, e tha Dash Peza. Që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim”- shprehet Basha.

Basha thotë se ka marrë pjesë vetëm në hetimin ndaj Milosheviçit dhe një hetim të krimeve të paramilitarëve serbë në Mitrovicë.

Back to top button