Koronavirusi/ Italia regjistron mbi 2 mijë infeksione të reja, 562 persona humbin jetën

Italia ka regjistruar sot 28337 raste të reja me koronavirus, një numër më i vogël se i një dite më parë, ku numri i infeksioneve ishte 34767.

Në vendin fqinj mbete i lartë numri i viktimave, ku në 24 orët e fundit 562 persona humbën jetën, ndërsa të shtunën u regjistruan 692 viktima.

Numri i pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv ka shkuar në 3801, ku në 24 orët e fundit u shtruan edhe 43 pacientë.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia, me 5094 raste të reja, e që ishte rajoni më i goditur edhe gjatë valës së parë të epidemisë.

Back to top button