Ky është qyteti më me pak të infektuar nga Covid në Shqipëri

Megjithëse Qarku Dibër mbetet i fundit në renditjen e 12 qarqeve për nga numri i rasteve aktive në të gjithë vendin, dy ditët e fundit ka patur një rritje të të prekurish.

Nga tamponët e dërguar për analizë në ISSH kanë rezultuar në Mat vetëm në 2 ditët e fundit 13 raste pozitive me Covid-19. Burime pranë NJVKSH Mat bëjnë të ditur se rastet janë në institucione arsimore, shëndetësore e polici.

Qarku Dibër në hartën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë është me ngjyrë të verdhë për shkak të numrit të rasteve aktive që ka për momentin. Ndërkohë po 13 taste janë shënuar këtë të hënë në të gjithë Qarkun Dibër. 6 raste në Mat, 5 në Dibër dhe 2 raste në Bulqizë.

Aktualisht numri i të infektuarve aktiv në të gjithë Qarkun Dibër është 127 persona.

Back to top button