Në Vlorë ka ende pushues e turistë, por edhe guximtarë që tentojnë detin

Edhe pse sezoni i verës ka mbaruar, temperaturat e larta që po mbizotëojnë në vendin tonë, kanë bërë që bregdeti të ketë akoma pushues.

Madje në Vlorë takon ende turistë, kryesisht italianë që kanë zgjedhur këtë periudhë për të shijuar momente qetësie.

“Jam italian, vij nga Napoli, jetoj në Shqipëri, në Vlorë, këtu është shumë bukur, madje edhe në tetor-nëntor mund të shkohet në det”.

Për moshat e treta që guxojnë të futen në det, e përshkruajnë detin si të vetmin doktor për shëndetin e tyre.

Bregdeti i Vlorës këtë të dielë të parë të muajt nëntor ofron një pamje të mrekullueshme, ku pjesa më e madhe e qytetarve e frekuentojnë detin për aktivitete sportive, shëtitje, peshkim, por edhe për plazh.

Back to top button