Pandemia/ “Mjaft me zënka e sulme”- Rudina Hajdari thirrje politikës: Momenti për solidaritet

Deputetja Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit, i ka bërë thirrje politikës në vend që të ndalojnë akuzat e sulmet, duke theksuar se në situatën ku ndodhet vendi me pandeminë, duhet solidaritet.

Sipas Hajdarit, shqiptarët kërkojnë siguri, ndërsa bëri thirrje për t’u bashkuar e për të krijuar nj strategji të qartë për të kaluar krizën e pandemisë.

“Nuk mund të bëjmë politikë me këtë situatë, duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, sepse shqiptarët kërkojnë që ne t’i japim siguri. Nuk mundet që ne sot të flasim e të sulmojmë njëri-tjetrin. Të mblidhemi si maxhorancë, si opozitë si profesionistë dhe të shtrimë dorën për të krijuar një komitet që do të bëjë një strategji të qartë si do ët ecim me këtë pandemi.

I bëj thirrje të gjithëve në këtë sall e jashtë kësaj salle të lemë politikën, të mos zihemi me njëri-tjetrin. Qytetarët janë të lodhur, duhet t’u tregojmë atyre dinjitetin për ta përballuar së bashku. Nëse nuk arrijmë në lartësinë duhur për të përballuar këtë situatë, nuk duhet të jemi në këtë sallë”.

Back to top button