Petkoviç: E papranueshme që “Forcat e Sigurisë së Kosovës” të demonstrojnë forcën

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën Petar Petkoviç ka reaguar “në përpjekjen e djegies së flamurit serb në Graçanicë, duke kërkuar reagim të forcave ndërkombëtare të sigurisë për të shtuar praninë në mjediset serbe dhe mbylljen e mbështetjes politike për grupet ekstreme”.

“Ka ditë që tërheqim vërejtjen për veprime të shqiptarëve në pjesën qendrore të Kosovës, nëse nuk ndërmerren masa adekuate dhe kjo ka ndodhur mbrëmë në Graçanicë, kur u tentua të digjet flamuri dhe që u pengua nga reagimi serb”, tha ai.

Sipas tij është e papranueshme që në mjediset serbe “Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ato speciale të policisë përfshirë autoblindat të patrullojnë dhe demonstrojnë forcën me qëllim frikësimin e serbëve, në vend të ndalojnë grupet ekstreme”.

“Formacionet që janë krijuar nga pjesëtarët e dikurshëm të UÇK-së nuk mund të jenë garant i sigurisë së serbëve dhe përgjigje efikase e provokimeve të shtuara”, tha Petkoviç.

Ai luti serbët që të tregojnë maturi dhe përmbajtje që mos të i japin shkas grupeve ekstreme për destabilizim të situatës në përmasa të gjëra.

“Provokimet e këtilla janë të rrezikshme në ditët kur serbët janë në zi për shuarjen e patriarkut, kështu që përgjegjësitë e sigurisë duhet të sigurojnë serbët që të kalojnë këto ditë ne paqe”, përfundoi ai.

Back to top button