Pirgjet me plehra, Zenelaj: Do të doja që shqiptarët të duan Shqipërinë gjysmën e asaj që duan makinën

I pozicionuar fort në mbrojtje të natyrës dhe kundër ndotjes së saj, aktori Gentian Zenelaj e ka një shpjegim se pse shqiptarët nuk janë shumë të kujdesshëm në ruajtjen dhe mbajtjen pastër të ambjenteve të përbashkëta.

I ftuar në “PolitikOn”, Zenelaj thotë se dritë në fund të tunelit do të shohim atëherë kur shqiptarët do të duan Shqipërinë gjysmën e asaj që duan makinën apo oborrin e shtëpisë së vet.

Por optimist në këtë drejtim është për brezin e ri të 20 vjeçarëve, të cilët në gjykimin e tij kanë një tjetër qasje ndaj natyrës, janë më të dhënë dhe më të dashur ndaj saj.

Zenelaj: Shqiptarët duhet realisht të kthejnë sytë nga natyra, qasja me natyrën.

Lela: Çfarë kanë shqiptarët? Hanë një gjë në makinë, një molto, e hedhin, një sufllaqe, e hedhin nga dritarja. Plehra gjithandej. Në shtëpitë e tyre shqiptarët nuk janë të papastër në masën më të madhe. Pse ambjentin e përbashkët e konsiderojnë tokë të askujt?

Zenelaj: Do të doja që shqiptarët të duan Shqipërinë gjysmën e asaj që duan makinën e tyre. Shqiptarët duan 5-fish më shumë makinën e tyre sesa  Shqipërinë. Mund të jetë: Hë mo, ç’më plasi?! Ne kemi një natyrë kështu, nuk është në oborrin tim, ç’më plasi mua! Momentin kur ta konsiderojmë Shqipërinë, makinën tonë, shtëpinë tonë, ta shikojmë gjënë më në plan të madh. Ti mund të kesh bahçen e bukur por nëse ngjitur me ty është një landfill, një lumë me ujëra të ndotura, nuk të ka pikë vlere kjo gjë. Më pëlqen kjo rinia, 20, 19, 18 vjeç kanë një qasje pro natyrës dhe më pëlqen. Kanë filluar të bëjnë haiking, ekskursione, kanë filluar të shijojnë natyrën, ti qasen natyrës. Ne, brezi më përpara ishim…Liqenet e Lurës, Rana e Hedhun, Syri i Kaltër, ne bëjmë çmos për mos e lënë më të kaltër, por që do të ndryshojë padiskutim.

Back to top button