“Prisja të bëhesha gjysh, s’mbeta as baba”- Humbi familjen në tërmetin e 1 viti më parë, rrëfimi i dhimbshëm i Albert Carës

Familja Cara ishte një ndër familjet më të goditura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku i vetmi që mbijetoi është kryefamiljari, Albert Cara.

Një vit më parë, brenda një nate, ai humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën.

Ndërsa ka kujtuar momentet e tragjedisë, i përlotur, ai thotë se ata i kanë lënë një boshllëk të madh.

Cara tregon se priste të bëhej gjysh pasi nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, ndërsa tha se tani nuk është më as baba.

“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kolonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rashë në kat të parë. Gruaja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatërrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” u shpreh ai për News24.

Back to top button