‘Rama të pranojë hetim të plotë’, këshilltari i kryeministrit ironizon Bashën: Prishe gjumin dhe dole në zyrë, të ka ngelur ora te Saliu…

Këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga ka reaguar pas deklaratave të Bashës, në përgjigje të Kreut të Qeverisë.

Fuga ironizon Bashën duke i thënë se ka prishur gjumin që ka dalë në zyrë në fundjavë, teksa shprehet se hetimi mund të vazhdojë, pasi Rama nuk i ndalon hetimet, siç bën Berisha.

Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”! KM s’ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”, shkruan Fuga në rrjete sociale.

Screenshot_14.jpg

Back to top button