Rrëfimi i tmerrshëm i ish-ushtarit serb: Kemi shtruar asfalt me eshtrat e shqiptarëve që i kemi ekzekutuar

Në luftën e Kosovës, u ekzekutuan mbi 13 mijë persona dhe u shënuan shumë dëme materiale nga ushtria parmilitare dhe militare serbe. E për këto mizori lufte kurrë nuk u dënua asnjë serb.

Analiza kanë kryer edhe patologët e huaj, të cilët kanë treguar për ekzekutimet e serbëve ndaj shqiptarëve, por asnjëherë s’është raportuar kaq detajisht si në rrëfimin  më poshtë, ku ushtari serb, rrëfen për metodat e eleminimit të shqiptarëve me urdhra të eprorëve të tyre.

Ai flet për mizoritë e tyre të kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.

Rrëfimin e nisë me informacionin se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thotë se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona.

Ai thotë që këto nuk do të mund të zbulohen kurrë, sepse me eshtrat e tyre janë shtruar rrugët.

“I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur. Këto eshtra i kanë thy me gurë dhe i kanë bërë material për me shtru rrugë. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë”, deklaron ish-ushtari serb.

Back to top button